20 përqindëshi

Një shprehje e dalë në fillim të viteve 2000 për të karakterizuar sistemin e zhvatjes të krijuar nga kryeministri i kohës Ilir Meta, ku çdo funksionar i administratës që vidhte para apo merrte ryshfet, detyrohej t’i transferonte shefit përkatës 20 për qind të shumës së grabitur në mënyrë që shefi t’i transferonte nga shuma e mbetur 20 për qind shefit më sipër, deri te ministri dhe kryeministri. 20 për qindëshi u përdor edhe si akuzë nga Partia Demokratike për të karakterizuar sistemin e dhënies së lejeve të ndërtimit në Tiranë nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama në periudhën 2000-2011.

Lexo më shumë: Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...