5 mijë lekësh

Etiketë për njerëzit që janë aq të varfër sa paguhen nga partitë politike me 5 mijë lekë të vjetra për të marrë pjesë në miting. Partitë politike janë shpesh në gjendje të nxjerrin pesëdhjetë apo njëqind vetë të shesh me një investim minimal prej disa qindra dollarësh. Suksesi më i madh i kësaj metode u shënua nga Aleanca Kuq e Zi, e cila duket se në zgjedhje mori edhe më pak vota se sa kishte protestues.

You may also like...