70 vjet nga publikimi i romanit Ferma e Kafshëve, George Orwell

“Të gjitha veprimet e Njeriut janë të këqija. Dhe, mbi të gjitha, asnjë kafshë nuk duhet të tiranizojë kafshë të tjera. Të dobët apo të fortë, të mençur apo të thjeshtë, ne të gjithë jemi vëllezër. Asnjë kafshë nuk duhet të vrasë kurrë një kafshë tjetër. Të gjitha kafshët janë të barabarta.”

ferma-e-kafsheve-george-orwellNga Ferma e Kafshëve

Ferma e Kafshëve është alegoria politike më e famshme e shekullit të 20. Është një tregim për një grup kafshësh që revoltohen kundër padronit të tyre të keq njeri, por që për rrjedhojë bien nën tiraninë e krijuar nga vetë lloji i tyre. Kjo është një dramë e përsëritur në të gjithë botën. Orwell është një nga të paktit satiristë modernë për fuqinë, stilin artistik dhe autoritetin moral, i krahasueshëm me figurën e Jonathan Swift. Te Ferma e Kafshëve, proza e tij e kursyer dhe logjika e komedisë së zezë jep një mesazh të hidhur. Duke u nisur nga premtimi i tradhtuar i Revolucionit të Rusisë, Orwell paraqet një vizion, në mençurinë e tij të hidhur, duke na dhënë të kuptuarit më të thellë që ne mund të arrijmë mbi pasojat e mundshme të veprimeve tona shoqërore dhe politike.

You may also like...