Aktivist i mirë

Cilësim që të akordohet nga përfaqësues të ministrive për punonjës me kohë të plotë ose të pjesshme të “Shoqërisë Civile”. Aktivizmi në këtë rast konsiston në ndjekjen e pareshtur deri në vetësakrifikim të konferencave dhe seminareve, mundësisht jashtë vendit. Veti tjetër thelbësore është të dish të mbash fjalime kritike me qëllim final mburrjen e autoriteteve, të jesh tip pozitiv dhe të mos shohësh gjithmonë vetëm elementët negativë dhe periferikë por të kesh sy për të dalluar suksesin. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...