Aleancë fluide

Term i përdorur në politikën shqiptare për të përshkruar marrëveshje apo mirëkuptime mes elementëve të ndryshëm të palëve në dukje, kundërshtare, për të arritur qëllime të përbashkëta në kurriz të udhëheqësve të partisë përkatëse.

Rasti më flagrant ka qenë aludimi për aleancë mes Lulzim Bashës të PD-së dhe LSI-së në kurriz të Sokol Olldashit në vjeshtën e vitit 2013, kur Basha dhe Olldashi ishin duke luftuar me njëri-tjetrin për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Raste të ngjashme kanë qenë, gjithmonë në rrafshin e aludimeve, aleancë e fshehtë e Sali Berishës me Fatos Nanon në vitin 1999, me mirëkuptimin që të mbështesnin njëri-tjetrin në kurriz të pretendentëve përkatës për kryetarë, Pandeli Majko, në atë kohë, kryeministër dhe kandidat për kryetar në Partinë Socialiste dhe Genc Pollos, nënkryetar dhe kandidat për kryetar në Partinë Demokratike. Quhet aleancë fluide në kuptimin që ajo rrjedh përtej venave të njërit grupim politik. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...