Arben Frroku i pafajshëm? Mos u habisni, nuk përbën lajm

Për ta thënë më shkurt, Arben Frroku dhe lirimi i tij është një produkt i të gjitha palëve. Drejtësia në vendin tonë vdiq që kur Ilir Meta doli i pafajshëm për vjedhjen me bllok, vdiq kur asnjë prej gardistëve nuk u dënua për vrasjen e protestuesve në shesh. Arben Frroku është thjesht prova e disatë që tregon se kjo drejtësi nuk jeton më, është një dordolec që tremb njerëzit e thjeshtë që nuk kanë para dhe nuk dinë se si të zgjidhin hallet e tyre.

Xhabyni

Shpallja e Arben Frrokut si i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Renda ishte një lajm që pak kush e besonte se do të ndodhte. Më saktë e besonin cinikët më mëdhenj të këtij vendi, që të ngopur nga fallciteti i tepruar vendosën të luajnë me ruletën ruse fatin e tyre duke pohuar me gojë të plotë që nuk do dënohej.

E kam thënë edhe më parë që Edi Ramës nuk i intereson dekriminalizimi, prandaj dhe ai po përpiqet që me heshtjen e tij të flas sa më pak apo aspak për të. Por, lirimi nga ana e drejtësisë për Arben Frrokun është dëshmia e gjallë e asaj paçavure që kanë ndërtuar PD, PS dhe LSI dhe që e quajnë shtet. Për këdo që e ka kujtesën e shkurtër le të kujtojmë se ka një foto të kupolës së Policisë së Shtetit të kohës Berisha me Arben Frrokun, i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Për ta thënë më shkurt, Arben Frroku dhe lirimi i tij është një produkt i të gjitha palëve. Drejtësia në vendin tonë vdiq që kur Ilir Meta doli i pafajshëm për vjedhjen me bllok, vdiq kur asnjë prej gardistëve nuk u dënua për vrasjen e protestuesve në shesh. Arben Frroku është thjesht prova e disatë që tregon se kjo drejtësi nuk jeton më, është një dordolec që tremb njerëzit e thjeshtë që nuk kanë para dhe nuk dinë se si të zgjidhin hallet e tyre.

Prandaj askush mos skandalizohet nga kjo që po ndodh, madje duhet të bindet akoma më shumë se sa më i lartë në pisllëk të jesh aq më i pafajshëm del. Tani, që Arben Frroku është i pafajshëm, mundet fare mirë të jetë pjesë e Aleancës së Shqipërisë Evropiane. Ai mundet të shkojë në takimet që Rama bën me Vuçic prej nga ku eksiton ndjenjën kombëtare, kështu edhe ndonjë gazetar ta ketë të pamundur ta akuzojë për ndonjë vrasje tjetër.

Mirëpo, kjo Shqipëri nuk është kështu vetëm prej Ramës, pjesë në të ka edhe kryetari historik i Partisë Demokratike, njeriu që solli demokracinë në vend. Pikërisht falë tij dhe aleancës politike (që të vjetrit thonë se u ngjan putanave) me Metën ne arritëm që drejtësinë ta varrosim edhe në çastin kur mundet ta bënim zë të veçantë.

Ky vend i shqiponjave, siç tha dhe hirësia e tij Papa Françesku, është kaq i bukur saqë edhe rregullat i ka për së prapthi apo më saktë i ka të ndërtuara apostafat për një vend shqiponjash. Kuvendi, në të cilin citohet tanimë pambarim Konica, Noli, Jezusi, Burke është kthyer në një vend horrash të cilët hahen kush e kush i citon më shumë.

Nga ana tjetër, institucioni i Prokurorisë është transformuar nga një vend ku bëhej sikur hetohej në një vend ku prokurori ulet e pi me kriminelë me precedentë penalë për t’i treguar se si të ndërtojnë një “krim perfekt” ashtu që bashkërisht të ndërtojnë një procedurë për ta çuar në gjykatë. Me pak fjalë, një shoqëri horrash!

You may also like...