Asgjë e pazakontë nga tatimet dhe doganat, vetëm evazion fiskal masiv

Untitled-1Shqiptarët u ngopën tashmë për të tretin muaj me rradhë me nga një apo dy konferenca për shtyp nga dy drejtoreshat e tatimeve dhe doganave si dhe nga vetë kryeministri për të ashtuquajturën “mrekulli” mirëmenaxhimi fiskal. U pretendua se plani është tejkaluar kaq apo aq, rekord historik e të tjera.

Në fakt, të dhënat e Ministrisë së Financave për muajt tetor dhe nëntor 2013, (të dhënat e dhjetorit publikohen në datë 20 janar), nuk tregojnë asnjë mrekulli miradministrimi, përkundrazi, flasin edhe për një situatë të përsëritur evazioni fiskal me akcizat, gjë që, (meqë PD na u zemërua bëjmë mirë t’ia kujtojmë), ka ndodhur sa herë që është rritur akciza.

Ja si është pak a shumë situata:

Në muajin shtator u mor vesh nga kompanitë e cigareve dhe ato të naftës se qeveria e re ka në plan të rrisë akcizat. Lajmin që akciza e cigareve do të rritej me 20 lekë, e mora vesh nga një importues cigaresh.

Tani, si çdo lloj biznesi i llogjikshëm, duke përfituar nga lloji i shtetit dhe qeverisjes që kemi, kompanitë e cigareve dhe grosistët e cigareve filluan menjëherë të importojnë.

Në muajin tetor, qeveria pati 1.5 miliardë lekë të ardhura më shumë se sa tetori 2012 nga Tatimet dhe Doganat. Rritja duket shumë e fuqishme, e paparë. Vetëm se 1.44 miliardë nga këto u dhanë nga akcizat. Dmth nga rritja e importit të cigareve dhe naftës.

A ka ndonjë lidhje me miradministrimin kjo punë? Po mund të ketë, por ka më shumë gjasa të ketë lidhje me akcizën e re.

Tani kalojmë te muaji nëntor. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë shtuar me 131 milionë lekë në krahasim me nëntorin 2012. Nga këto, akcizat janë rritur me 1.1 miliardë lekë, ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin e Tatimi mbi të ardhurat personale, kanë rënë ndjeshëm.

 

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Të dhënat e muajit dhjetor nuk janë publikuar dhe nuk e dimë se nga ka ardhur rritja. Tani, ne të gjithë e dimë se shteti nuk ka taksuar ende deri tani asnjë paketë cigare me akcizë të re 90 lekë për paketë dhe asnjë litër naftë me taksën e re të qarkullimit. Por që nga fillimi i dhjetorit, çmimet e cigareve janë rritur sakaq. INSTAT bëri të ditur se në dhjetor çmimet e cigareve janë rritur me 8 për qind. Tani që në fillim të janarit, nafta e importuar vitin e kaluar me taksat e vjetra, ka filluar të shitet me çmimin e ri. Problemi nuk është aq shumë te dy drejtoreshat, kuptohet. Kur kompanitë kanë mundësi të përfitojnë, nuk mund të presësh se nuk do të përfitojnë. Gjithsesi është e sigurt se këto të ardhura shtesë tani, janë të ardhura mangët në vitin në vazhdim. Dhe nuk është se ka ndonjë lajm të tillë këtu. Po të hysh te faqja e Ministrisë së Financave, te seksioni raportime, mund të gjesh shumë raporte për përsëritjen e këtij spekulimi sa herë që janë rritur akcizat. Dhe akcizat nuk janë rritur pak herë.

Në një situatë normale, administrata tatimore dhe doganore do të duhet t’i taksojë karburantet dhe cigaret shtesë me akcizat dhe taksat e reja. Akciza dhe taksa e qarkullimit paguhet nga konsumatorët. Si e tillë, duhet të shlyhet në pikën kur konsumatori e paguan dhe jo kur tregtari e prodhon apo importon. Por për shkak se Shqipëria nuk është një shtet funksional, por është shtet doganor, çdo gjë mblidhet në doganë. Që dhjetëra milionë dollarë taksa shtesë të përfundojnë në buxhetin e qeverisë, është mirë që kompanive t’u kërkohen inventarët dhe për paketat e naftën e pashitur deri më 31 dhjetor, t’u kërkohen taksat shtesë sipas ligjeve të reja.

Siç e dëgjuam, Partia Demokratike e “denoncoi’ këtë gjë. Por kjo parti para se të denoncojë këtë spekulim tregu, duhet të denoncojë veten për aq e aq të zeza që i ka bërë vendit, përfshirë lejimin e një rafinerie nafte të punonte për vite dhe vite me radhë pa paguar taksa e të tjera. Një parti antishtet si ajo nuk ka ndonjë gjë për të na thënë.

Sa për Rilindësit, është mirë që të jenë më korrekt në interpretimin e shifrave.

Shiko se sa na eshte mbrojtur shendeti gjate kohes se qeverise se Berishes. Imagjinoni se sa me shume do te na mbrohet gjate kohes se qeverise se #Rilindje.  SHPERNDAJE/SHARE Nese dhe ti e ke ndjere rritjen e cmimit te naftes dhe uljen e te ardhurave si rrjedhoje e taksave te larta. PS. Ky poster qe pergatitur nga Partia Socialiste para zgjedhjeve te 23 qershorit. Mungon e dhena e fundit: 2014! 5 mije leke, = me 25 litra nafte

Shiko se sa na eshte mbrojtur shendeti gjate kohes se qeverise se Berishes. Imagjinoni se sa me shume do te na mbrohet gjate kohes se qeverise se #Rilindje.
SHPERNDAJE/SHARE Nese dhe ti e ke ndjere rritjen e cmimit te naftes dhe uljen e te ardhurave si rrjedhoje e taksave te larta.
PS. Ky poster qe pergatitur nga Partia Socialiste para zgjedhjeve te 23 qershorit. Mungon e dhena e fundit: 2014! 5 mije leke, = me 25 litra nafte

You may also like...