Author: Admin

Zëvendësministër kulture 0

Zëvendësministër kulture

Një politikan kot pa asnjë vlerë reale që hyri në aleancë me Sali Berishën gjatë periudhës 2009-2013 dhe si pjesë e bashkëqeverisjes, u emërua apo iu dha për dikë tjetër posti i Zëvendës Ministrit...

Zëdhënës 0

Zëdhënës

Nga vetë emri, një i ri apo e re i cili është i gatshëm të nxjerrë nga goja mutin që kryetari, ministri apo kryeministri e shohin si pak të pistë për ta nxjerrë nga...

Nik Brilantina 0

Nik Brilantina

Një referencë për flokët plot shkëlqim verbues nga xheli i përdorur në kokën e Kreshnik Spahiut, kryetar i partisë Aleanca Kuq e Zi (AK). Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

Tirana zyrtare 0

Tirana zyrtare

Përpjekja qesharake e kryeqytetit të Shqipërisë për ta marrë veten seriozisht. Përdoret në diplomaci dhe jo vetëm. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

Muçi-Naçi-Baçi 0

Muçi-Naçi-Baçi

Referencë për tre ministra socialistë kur qeveria drejtohej nga Ilir Meta në vitet 1999-2002, përdorur nga opozita për të simbolizuar rrënjët e korrupsionit. Bëhet fjalë për Mustafa Muçin, Anastas Angjelin dhe Bashkim Finon. Shih më...

Moralisto banal 0

Moralisto banal

Emri me të cilin socialistët thërrasin çdo kritik mes tyre që mendon se nuk është e moralshme të qeverisësh me hajdutë. Filloi të përdorej veçanërisht pas marrëveshjes së Edi Ramës me Ilir Metën më...

Moni 0

Moni

Huazuar nga një komedi e kohës së komunizmit, përdoret para së gjithash për avokatët e gjykatave që funksionojnë njëkohësisht si sekserë mes palëve dhe gjykatësve. Kryen shërbimin e transferimit të parave nga ankimuesi apo...

Mitingash 0

Mitingash

Një njeri që e ka për profesion të marrë pjesë në çdo miting, me apo pa pagesë në mbështetje të njërës apo disa partive njëherësh. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

Mister Kolinozi 0

Mister Kolinozi

Një etiketë e përdorur nga gazetarët në vitin 2005 për kandidatin për deputet Arben Ahmetaj, në fotografitë elektorale të së cilit shkëlqenin aq shumë dhëmbët sa ngjanin si reklamë paste dhëmbësh. Shih më shumë: Fjalorthi...

Ministri OJQ 0

Ministri OJQ

Një institucion publik i menaxhuar në mënyrë trendy, me shumë ngjyra, plot shpresë dhe aspak bukë. Referencë për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë gjatë viteve 2013 dhe 2014. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

12573793 442490069288914 4052136540638959037 n 0

Ministër pa portofol

Njeri kot që nuk duhet të bëhet asgjë por njëkohësisht duhet të bëhet diçka. Me raste njeriu më kot në një qeveri u quajt ministër për reformat, ministër informacioni, ministër i teknologjisë së informacionit,...

Ministër konviktor 0

Ministër konviktor

Një numër ministrash (rreth 6 vetë njëkohësisht) që i përkisnin qeverisë Meta 3 rreth vitit 2002. Kishin për tipar të përbashkët faktin që vinin drejtpërsëdrejti nga fshati dhe jetonin në hotel Arbana – (sot...