Autoriteti ndalon reklamën e Vodafone, shfrytëzon fëmijët

Autoriteti i Medias Audiovizuale AMA urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të një reklame të Vodafone që paraqet një fëmijë disa muajsh duke përdorur një tabletë me internet 3G duke e cilësuar atë si reklamë në kundërshtim me ligjin Për Transmetimet Audiovizuale dhe për shfrytëzim fëmijësh. AMA nuk vendosi gjobë për reklamën në fjalë, por kërcënoi se do të ndërmarrë masa të tilla në rast se transmetimi vijon.

“AMA konstaton se reklama e kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone”, ndikon drejtpërdrejt tek të miturit duke i nxitur ata që të kërkojnë të blejnë aparatin celular të  kompanisë “Vodafone” me internetin 3G, që ofron kjo kompani. Një gjë e tillë bie në kundërshtim me nenin 42 pika 7 të ligjit dhe me pikën 8.4 të Kodit të Transmetimit,” thuhet në deklaratë.

Reklama paraqet një fëmijë që qan vazhdimisht në protestë deri sa merr tabletën me internet 3G kur shfaqet sllogani: “Për të mos humbur asnjë buzëqeshje… Vodafon 3G.”

Megjithëse u ndalua, Vodafone vijon ta transmetojë këtë reklamë në kanalin e vet zyrtar ne YouTube.

You may also like...