Bashkia e Tiranës nxjerr në tender postin e “Kryetarit të Bashkisë”

Ruritania News jep lajmin bombastik se:

Përmes një deklarate për shtyp Bashkia e Tiranës ka shpallur të hapur tenderin për pozicionin e “Kryetarit të Bashkisë Tiranë”. Sipas deklaratës, qytetarët e Tiranës do të përfitonin jashtëzakonisht shumë nëse posti i Kryetarit të Bashkisë do të jepej me koncesion duke i dhënë mundësi kështu që vetë ky post të marrë një zhvillim evropian dhe multimodal.

Në deklaratën për shtyp të Bashkisë theksohet se në këtë tender nuk do të favorizohet asnjë kompani, duke i siguruar qytetarët se në këtë tender do të marrin pjesë kompani të ndryshme nga e gjithë bota. Gjithashtu, bashkia bën me dije se kriteret kryesore për kompanitë që mund të marrin pjesë do të bëhen publike së shpejti.

You may also like...