Breaking News: Shqipëria proteston para SHBA-së për përgjimet

Tiranë, 24 Tetor 2013 – Ruritania News Agency

Qeveria shqiptare mësohet se ka thirrur ambasadorin amerikan në Tiranë për t’i dorëzuar një notë formale proteste për shkak se udhëheqësit shqiptarë janë nga të paktit në kontinentin Europian, të cilët nuk rezulton të jenë përgjuar nga agjencitë amerikane të spiunazhit.

Kabllot që NSA nuk arriti të përgjojë. Foto: LSA

Kabllot që NSA nuk arriti të përgjojë. Foto: LSA

“Ky është skandal. SHBA-të po diskriminojnë Shqipërinë dhe po neglizhojnë rëndësinë e saj,” tha një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme.  “Nëse Shqipëria është partner i Uashingtonit njësoj si Gjermania, atëherë udhëheqësit e saj meritojnë të përgjohen njësoj si kancelaria Merkel,” tha Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Nota e protestës mësohet se i është dorëzuar rojes së ambasadës USA në Tiranë, i cili e ka kontrolluar për papastërti me fletë të posaçme aluminat para se ta hidhte te koshi më i afërt i plehrave.

Më i trishtuar nga të gjithë nga mungesa e përgjimeve amerikane në Tiranë është shprehur presidenti Bujar Nishani. Një burim pranë tij i tha Ruritania News Agency se Nishani ka kërcënuar se do të heqë mustaqet në shenjë proteste ndaj mungesës së përgjimeve.

You may also like...