Çanta e zezë

Një çantë enigmatike, simbol i shantazhit nga ana e Ilir Metës përmes Spartak Brahos ndaj politikanëve të tjerë, e shfaqur në televizionet shqiptare pas videos Meta-Prifti në vitin 2011 me sugjerimin se të gjithë politikanët janë po aq hajdutë sa Ilir Meta me dallimin e vetëm se Ilir Metës i ka dalë nami ndërsa të tjerëve, jo aq hapur. Supozohej se çanta e zezë e Xha Brahos përmbante dosjet e paudhësive të politikanëve të tjerë. Çanta e zezë u hap për herë të parë dhe të fundit në tetor 2015, nga ku doli një video e cilësisë së dobët të një skene pornografike ku shfaqej Dritan Prifti duke bërë seks jashtëmartesor. Pjesa tjetër e përmbajtjes së çantës së zezë mbetet një enigmë që do ta ndjekë popullin shqiptar deri në fund të ekzistencës së vet. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...