Çelësi i dollapit

Ka mbetur nga koha kur në Shqipëri nuk kishte motele me orë dhe është një sindromë që vijon të prekë politikanët e moshës së mesme. Nënkupton rastin e një politikani që kërkon çelësin e shtëpisë së një shoku në mënyrë demonstrative në sy të të tjerëve me synimin për të patur marrëdhënie seksuale me një vartëse të re. Merr gabimisht një çelës dollapi dhe kthehet i lumtur duke deklaruar se i ka shkaktuar vartëses së re kënaqësi që vetëm ai di t’i shkaktojë. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...