Deklarata per shtyp e Keshillit Mbikqyres se BSH

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me përgjegjshmëri maksimale në përmbushje të detyrimeve të tij ligjore zhvilloi ditën e enjte, më datë 14 gusht 2014, një mbledhje të posaçme për tu njohur me dinamikën e punës në Bankën e Shqipërisë që nga mbledhja e fundit e deri më sot. Gjithashtu ky Këshill dërgoi një propozim pranë institucionit më të lartë Ligjvënës të vendit, duke i kërkuar këtij institucioni përkatësisht: emërimin e z. Ardian Fullani, President të Republikës së Shqipërisë.

Këtë propozim, nuk e pranoi vetëm zonja Meksi, e cila e verbuar nga xhelozia ndaj arritjeve administrative të z. Fullani kundërshtoi propozimin.

Këshilli Mbikëqyrës i kushtoi vëmendje të madhe dhe analizës mbi prononcimet mediatike si dhe qëndrimeve të shprehura në publik nga persona të ndryshëm në lidhje me ngjarjen e vjedhjes. Këshilli vendosi të argumentojë propozimin e tyre si më poshtë.

  1. Këshilli i Bankës është i përbërë nga njerëzit më të mençur që ka ky vend. Ky grup të urtësh zëvendëson odën e pleqve të vendit tonë ndaj parlamenti duhet të veprojë nën moton “Edhe pordhët dëgjoja plakut”. Kështu nëse ky propozim ju duket një fendë e lëshuar prej këshillit juve duhet ta dëgjoni dhe ta zbatoni, kjo si shenjë e urtësisë që ne pleqtë nuk pjerdhim kot.
  2. Fullani nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga ato që janë vjedhur, për rrjedhim edhe qyrret e djersët që djali i tij fshiu me 500 eurosha nuk kanë lidhje me lekët që janë vjedhur nga Bitraj, Kjo do të thotë që z. Fullani nuk ka gisht në këtë super vjedhje të cilën ai nga ndërgjegjja e pastër që ka e kallëzoi vetë në prokurori.
  3. Duke mirëkuptuar xhelozinë publike ndaj arritjeve të guvernatorit Fullani, ne sqarojmë se: Nuk është faji i tij se mbi 10 punonjës të bankës (mes tyre dhe një drejtor që e ka vendosur drejtor të Emisionit pikërisht z. Fullani) kanë dështuar jo vetëm që ta zbulojnë por edhe kur e kanë parë janë sjellë sikur se kanë parë hajdutin Bitraj. Edhe pse në këtë vjedhje kanë dështuar të gjitha prokurimet për shkak të mosfunksionimit të kamerave, mungesës së përgjegjësisë së individëve e kështu me radhë ne si Këshill mendojmë se NUK KEMI KOKËR FAJI NË KËTË MES.
  4. Mësimi që kemi nxjerrë nga analiza e hollësishme e këtij akti të shëmtuar është se zbatimi me rigorozitet i rregullave dhe procedurave është një domosdoshmëri e përditshme. Forcimi i disiplinës në punën për çdo njësi dhe çdo punonjës të veçantë përbën një prioritet të vazhdueshëm të veprimtarisë së përditshme. Vetëm në këtë mënyrë, do të shmangen praktika apo sjellje që nxitin rutinën, familjarizimin, monotoninë dhe uljen e vigjilencës në punë.
  5. Kemi vendosur që të bëjmë një stres test për të gjithë punonjësit pranë Bankës së Shqipërisë. Do t’i marrim grupe dhe do t’i dërgojmë pranë pikave të bastit, cilitdo që do të shohim se ka sjellje aktive ndaj tyre do e pushojmë nga puna. Për këtë do të bëjmë një tender 60 milion euro, për të marrë psikologët më të mirë.
  6. Çdo ditë të premte, në orën e drekës do të lexojmë në grup romanin “Kumarxhiu” të Dostojevskit, për t’i treguar stafit se sa e dëmshme është loja në kumar.
  7. Po punohet që të ndërtojmë një rregullore të re për ruajtjen e parave cash në arkën stok. Kjo do të thotë që punonjësit në atë arkë nuk do veshin brekë, por do jenë të pabrekosur. Do të instalojmë kamerat ultra pantallona që do të njohim përmes rrezeve gama nëse punonjësi ka brekë apo jo.

Sa më sipër, pasi  sqaruam se z. Fullani nuk ka asnjë përgjegjësi jo vetëm ligjore por as morale se janë vjedhur 5 milion euro. Ne si Bord propozojmë, thuajse unanimisht, që z. Fullani të emërohet President i Republikës së Vendit. Si shenjë falenderimi jo vetëm se ai pati guximin të qëndronte si guvernator, jo vetëm se politika dhe vetë Amerika (lexo Arvizu) e mbështetën, por sepse ai ka ditur ta nderojë këtë vend.

Përparësia kryesore në këto momente është reagimi i shpejtë dhe gjithëpërfshirës ndaj pasojave të kësaj ngjarjeje, pa lënë pas dore kujdesin e përditshëm në përmbushjen e kësaj kërkese që është në shërbim të kombit dhe shoqërisë.”

Marrë nga deklarata e Bordit të Bankës së Shqipërisë.

You may also like...