Derri maç n’dorë!

Në muajt e parë të këtij sulmi ndaj lidhjeve ilegale, kryeministri i vendit premtoi se nuk do të kishte asnjë kompromis. Për dreq o punë, fjalimet e tij janë online e në to shihet se “nuk do të bëjmë kompromis” qe përherë një pjesë fjalie e vendosur vetëm për qytetarët e vendit. Dukshëm kjo fjali është realizuar, qytetarët e këtij vendi pa asnjë dallim janë shoqëruar në polici, hera herës edhe në mënyrë të çuditshme. Së fundmi mediat kanë nxjerrë edhe fakte tronditëse, ndërkohë që Kryeministri evokon shtetin e ligjit.

Xhabyni

Nuk shoh asgjë të re, kur shikoj se si qeveria e re nuk ka mbajtur as 5% të premtimeve të saj elektorale, më duket një histori e parë prej kohësh në këtë vendin tonë të vogël. Arsyet për këtë dështim janë të mbledhura në shumë faktorë të cilët me shumë mundësi do kemi kohë t’i shtjellojmë edhe diku gjetkë. Ajo që më ngacmoi kësaj radhe është mungesa e forcës argumentuese, pra frymës, që qeveria po ka në sulmin e saj për pagimin e energjisë elektrike.derri-mac

Në muajt e parë të këtij sulmi ndaj lidhjeve ilegale, kryeministri i vendit premtoi se nuk do të kishte asnjë kompromis. Për dreq o punë, fjalimet e tij janë online e në to shihet se “nuk do të bëjmë kompromis” qe përherë një pjesë fjalie e vendosur vetëm për qytetarët e vendit. Dukshëm kjo fjali është realizuar, qytetarët e këtij vendi pa asnjë dallim janë shoqëruar në polici, hera herës edhe në mënyrë të çuditshme. Së fundmi mediat kanë nxjerrë edhe fakte tronditëse, ndërkohë që Kryeministri evokon shtetin e ligjit.

Vite më parë, kur qe normalisht në opozitë, krye-opozitari Rama propagandonte se ligji i plakut Berisha nuk qe i barabartë për të gjithë (dreqi e mori, më duket se kësaj i ka mëshuar sidomos pas bllokut të zi që doli me video). Në pamfletin e tij parazgjedhor por edhe në pamfletin kontratë të pas 23 qershorit, Rama pretendoi barazi përpara ligjit. Deri më tash, duket se ka dështuar dhe shembullin më të mirë e jep OSHEE. Tre drejtorë të saj janë kapur me presh në dorë, dy prej tyre të proceduar penalisht për armëmbajtje e të njohur për gangstera ndërkohë që drejtori i madh i OSHEE është akuzuar nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzime me çmimin e importit (për këtë shihni këtu dhe këtu).

Asokohe, kur abuzimi qe bërë publik në rrjetin investigativ BIRN, ish drejtori i OSHEE mohoi akuzat madje një prej gazetarëve dhe analistëve (i punësuar nga rilindja?) atakoi gazetarët. Gjithsesi, Rama edhe kur u bë fjalë për investigimin por edhe kur u bë fjalë për deklaratën e Autoritetit nuk foli asnjë fjalë. As edhe një koment nga ana e një kryeministri i cili gjen kohën të kërcënojë nga foltorja e kuvendit ato fukarenj që nuk kanë mundësi për të paguar energjinë. Kryeministri i cili bën kompromisin e heshtur, me drejtorët e emëruar prej tij por që nuk bën asnjë kompromis me ato qytetarë që nuk paguajnë energjinë.

Pra, moraliteti i këtij Kryeministri që zotohet se edhe pse mund të humb zgjedhjet nuk do të tërhiqet nga kjo betejë e drejtë, nuk është asgjë më shumë se sa një skenar. Dëshira e protagonizmit të kryeministrit si një njeri i ligjit, si një njeri i cili i bindet dhe përulet vetëm atij po përballet me një valë problemesh për të cilat ai po hesht. Njësoj siç në pranverën e këtij viti i dolën në shesh vërtetimet e rreme të deputetit të tij për dëshminë e penalitetit dhe ai heshti, njësoj siç doli video e dhunës në parlament për të cilën heshti. Por, ndryshe nga sa më sipër ku qytetarët e shkretë nuk po vuanin drejtë për drejtë nga dhuna e një sistemi që ka rrezik ta shndërrojë Ramën në diktator (e jo vetëm atë në fakt), heshtja e tij tani është problematike.

Heshtja e një kryeministri i cili, turret në foltoren e kuvendit për të propaganduar arsye, që Dorian Matlija i quante më të drejtë mungesë argumenti, janë një formë për të mbrojtur me të gjitha mënyrat një sistem të kalbëzuar. Pikërisht, stafi që qëndron para Ramës, duket që i ka belbëzuar diçka në vesh, mbase ai nipi i famshëm i Cambpell i ka thënë një fjalë e cila mund të ketë detyruar Ramën që t’i kërkojë një funksionari të lartë të shtetit gjënë më të vështirë në botë….dorëheqjen.

Sepse, ne e dimë fare mirë që zyrtarët tek ne nuk kanë asnjë shans të arrestohen. Këtë e kanë provuar sa e sa zyrtarë të qeverive të kaluara ku rasti më i pastër dhe i qartë qe ai i Ilir Metës i cili doli i pafajshëm apo rasti i Fatmir Mediut. Të tilla raste, por edhe raste pararendëse kur OSHEE nuk kish marrë këtë emër, na tregojnë se asnjëherë këto zyrtarë nuk janë dënuar por çfarë është më e rëndësishmja NUK PO DËNOHEN. Megjithëse këtë tentativë heroike, ku i kërkoi drejtorit Seferaj të largohej, në krye të OSHEE vjen një tjetër person me precedent penal. Vallë as kësaj radhe kryeministri nuk është në dijeni të CV-së personale të personazhit?!

Të dëgjosh një kryeministër, i cili me harbutëri i kërkon të gjithë punonjësve të shtetit të dorëzojnë librezat e tyre të energjisë elektrike, ama nga ana tjetër nuk bën asnjë fjali për një funksionar të lartë shteti (lexo partie) që përfshihet në një aferë 7 milionëshe tregon afërmendsh frymën e kësaj fushate; të gënjejmë FMN, të mbrojmë tanët dhe të bëjmë sikur punojnë, të fshikullojmë popullin dhe më e rëndësishmja t’i tregojmë këtij populli maskara se kush nuk bindet e përfundon mbrëmjen në birucë apo qeli.

Por se sa do të zgjasë kjo gjendje apatie, këtë nuk mund ta parashikoj dot. Jo për gjë, por Edi Rama duhet të ketë parasysh se ka qenë një politikan që për të marrë pushtetin e tij përmes triumviratit të ngjalës në Lalz, ka përdorur më parë sa e sa manovra për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe të rinjtë për mundësitë e tyre. Nga ana tjetër, ai edhe pse nuk e pranon nuk para i pëlqejnë protestat përpara dyerve të tij kryeministrore (kujto reagimin me studentët).

Kështu, fjalive të tij nga foltorja e parlamentit duhet t’i vendosim një koeficient jo besueshmërie jo vetëm për sa i përket moralit të kësaj reforme ndaj mbledhjes së parave por edhe një koeficient jo besueshmërie në koston e anti populizmit që ai do marrë mbi vete. Kjo e fundit është thjesht një tentativë e shtirë dhe pështirosëse e një njeriu që deri më tash kauzat e tij politike i ka shitur një nga një duke i mbetur derri maç në dorë.

You may also like...