Dëshira për protagonizëm

Praktikisht, kjo media e cila përgjatë gjithë këtyre viteve ka transmetuar pa kurrfarë censure jo vetëm gjuhën e urrejtjes (kur kjo ka qenë në kulmet e saj) por edhe deklaratat e pacipa të njërës apo tjetrës palë.

 

Xhabyni

Ditët e fundit, ku dhe fushata elektorale duket se ka marrë një marsh më të lartë se sa ditët e shkuara, mediat vizive (apo një pjesë e tyre e konsiderueshme) bënë një deklaratë publike e cila zotohej të mos transmetonte asnjë aktivitet partiak derisa të çelet fushata. Këtë vendim mediat e bazuan në Kodin Zgjedhor që rregullon aktivitetin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ky Kod Zgjedhor nuk ndalon jo vetëm mediat por dhe partitë politike (të paktën në dijeninë time) që të transmetojnë dhe propagandojnë projektet e tyre elektorale. Madje, po të ishim një vend me disa standarte të tjera shoqërore kjo fushatë elektorale do të kishte nisur një vit më parë.11010969_10204375349371848_3948622512327919563_n

Ajo që të habit është mënyra se si media do të operojë me qeverinë, sepse ndaj opozitës është fare e kollajtë që të censurohet, ndërkohë që mazhoranca e cila funksionon me një prodhimtari të lartë regjisoriale si do të ndalohet? Në mes të këtyre pyetjeve që ngrihen dhe përballë një realiteti të tillë media përpiqet të krijojë dhe ajo imazhin e vet prej protagonisteje edhe kur ky imazh për hir të realitetit të hidhur mundet të kursehet. Më duket shumë e vështirë që këto media, të krijuara për të mbështetur njërën apo tjetrën palë që biznesmenët pas tyre të përfitojnë shuma parash publike, sot të ngrihen një zëri kundër kësaj mënyre operimi. Është si të themi një i burgosur të ngrihet në mes të burgut dhe të ankohet se përse po ushqehet me groshë dhe jo me haviar.

Praktikisht, kjo media e cila përgjatë gjithë këtyre viteve ka transmetuar pa kurrfarë censure jo vetëm gjuhën e urrejtjes (kur kjo ka qenë në kulmet e saj) por edhe deklaratat e pacipa të njërës apo tjetrës palë. Një media e cila për muaj të tërë ka qenë jo në shërbim të publikut por në shërbim të pronarit dhe që nuk ka folur asnjëherë për shqetësimet e gazetarëve apo dhe për abuzimet e këtyre të fundit me të vërtetën dhe mbi të gjitha me etikën e gazetarit ndaj lajmit. Rasti i intervistave se Berisha ka helmuar Rugovën, Azemin e kështu me radhë janë një tregues se sa e shëndetshme dhe e moralshme është kjo media. Për të mos folur pastaj për faqet e internetit që janë të mbushur më së shumti me lajme që flasin në shumicën e rasteve me pornostar-e apo pornostar-ë.

Një tjetër justifikim që dëgjova të përflitej në korridoret e mediave, ishte se një vendim të tillë pronarët e mediave e kanë marrë sepse partitë politike i kanë shuma të mëdha parash mediave dhe biznesmenëve të tyre. Një justifikim shumë naiv dhe qesharak ky i fundit, duke patur parasysh se thuajse të gjithë pronarët e këtyre mediave kanë përfituar llokma të mëdha nga ajo që konsiderohet pronë publike. Prandaj, të ankohesh se një parti politike që të ka dhënë sa e sa favorizime nuk të paska shlyer një faturë është qesharake dhe akoma më qesharake bëhet kur këto media duan të fitojnë protagonizëm nën këtë petk prej medieje të moralshme.11050634_1572713096313226_970208276196906401_n

Akoma më interesante, shndërrohet ky agjërim i mediave tona ku një ditë pas deklaratës në fjalë, shumica e tyre kanë dhënë pjesë të gjata të fjalimeve të kandidatëve nga zona të ndryshme të Shqiërisë. Fjala vjen BalkanWeb dha pamje nga fjalimi i Veliaj siç bënë, News24, OraNews dhe A1 Report duke dëshmuar kështu jo seriozitet dhe mbi vetë vendimet e tyre. Ky sens i munguar protagonizmi nuk bën vetëm se shton ilaritetin e një pushteti të katërt i cili nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka qenë një vegël në shërbim të padronëve që sa herë u është dashur kanë goditur këdo që i ka prishur punë.

 

You may also like...