Diktator qesharak

Një etiketë që Abaz Ermenji, kryetar i Partisë Balli Kombëtar, ia dha Sali Berishës pas zgjedhjeve të 22 majit 1996 në Shqipëri. Ermenji, votat e partisë së të cilit qenë shtuar përmes manipulimeve votat reale dhe përmes këtyre manipulimeve, i qenë ofruar mandatet e dy deputetëve për partinë e tij. Nominalisht Partia Balli Kombëtar mori në ato zgjedhje 82 mijë vota ose afro 5 për qind. Por Ermenji e refuzoi ofertën e Berishës për të shërbyer si kukull i demokracisë shqiptare, mbajti një fjalim ku i denoncoi zgjedhjet si të vjedhura dhe deklaroi se Berisha qe një diktator qesharak. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...