E ardhmja e luftës: Lamtumirë Kloseviç

“Lufta për rrjedhojë është një akt dhune për të detyruar kundërshtarin tonë të përmbushë dëshirën tonë.” Carl Von Clausewitz.

screen-shot-2015-03-04-at-10-21-38-amNë një tryezë të bardhë të rrumbullaktë në perfeksion në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë Reagan, zyrtarët ushtarakë dhe ekspertët e politikës së jashtme u mblodhën në Konferencën Neë America/ E ardhmja e Luftës. Ata u ulën në tryezat e rrumbullakëta në perfeksion dhe hëngrën nga pjata të bardha të rrumbullakëta gjithashtu e u përpoqën të krijojnë një përkufizim të saktë në perfeksion mbi luftën. Paneli zbuloi se epoka e Kloseviçit ka kaluar. Lufta nuk është më thjeshtë një akt i dhunës fizike, siç teorizoi Kloseviçi. Në të ardhmen, ajo që do të përcaktojë aktin e luftës do të bëhet gjithnjë e më shumë i padhunshëm.

Norma se çfarë përbën luftë po ndryshon, tha Charles Dunlap, një gjeneral në pension i forcave ajrore, “veçanërisht kur sheh botën kibernetike”. Për shembull, nëse ka një sulm kibernetik kundër një vendi që nuk shkakton asnjë vdekje, por shkakton një krizë burse, a duhet të konsiderohet kjo një akt lufte? Sipas përkufizimit klasik të Kloseviçit, jo! Askush nuk u dëmtua fizikisht. “Mendoj se norma po evoluon,” tha Dunlap.

Pra ku mund ta vendosim vijën për të përcaktuar se çfarë përbën luftë, pyeti Rosa Brooks, një bursiste. A do të thotë kjo se sanksionet ekonomike mund të konsiderohen një akt lufte? Po sa i përket taktikave psikologjike? Pothuajse çdo gjë mund të konsiderohet akt lufte.

“Mendoj se vija mund të vendoset nga elementi i kontrollit mbi njerëz të tjerë,” thotë Naz Modirzadeh nga Harvardi. “Ligji mbi konflikgtet e armatosura lidhet me kontrollin e njerëzve të tjerë.”

Dhe ndërsa në të ardhmen, përkufizimi i asaj që përbën luftën do të ndryshojë, kjo do të sjellë edhe përkufizim të ri se kush do të cilësohet si luftëtar.

Disa nga këto njerëz mund të mos e kuptojnë, por ata janë aktualisht palë luftuese, mund të vihen nën shënjestër njësoj si ushtarët në shërbim aktiv.

Përgjatë të gjithë konferencës, lajtmotivi kryesor qe natyra asimetrike e luftës. Ne nuk do ta dimë se si apo kush do të jetë objektivi tjetër. Mund të jetë një kompani si Sony. Dhe kini parasysh se këto rregulla vlejnë vetëm për aktorë shtetërorë. Kështu që përkufizimi i luftës po evoluon në mënyrë të vazhdueshme, njësoj siç po evoluon edhe përkufizimi se kush mund të cilësohet palë luftuese, lufta po zgjerohet dhe objektivat e luftës po bëhen më të larmishme. Por a do të thotë kjo se ne po përjetojmë një gjendje të vazhdueshme lufte?

 

Shënimi i redaktorit: Nuk jam dakord me këtë artikull, megjithëse e shoh si interesant. Mendimi im nga kjo konferencë është pothuajse e kundërta – ne duhet, që të kuptojmë më mirë luftën, ta shohim atë thjeshtë si zgjatim të politikës.

Marrë me shkurtime nga Foreign Policy

You may also like...