Efekti mbi fqinjët

Koncept ekonomik që nënkupton dëmin ose përfitimin që ka puna e një individi mbi fqinjët përreth tij, dëm ose përfitim për të cilin nuk është e mundshme që fqinjët të kompensohen në mënyrë të drejtë apo të faturohen në mënyrë të saktë. Nëse një individ shkakton ndotje nga aktiviteti i tij ekonomik mbi fqinjët e tij, atëherë supozohet se është roli i shtetit që duhet të funksionojë për të imponuar kostot e nevojshme mbi këtë individ. Dilema është më e madhe kur bëhet fjalë për rastin kur, puna e një individi shkakton përfitime për fqinjët. Fjala vjen, nëse një individ bën një restorant të suksesshëm i cili tërheq në lagje një numër të madh klientësh, edhe fqinjët e tij mund të përfitojnë nga kjo punë duke hapur restorante të tjera, por individi i parë nuk është në gjendje t’i faturojë fqinjët e tij për përfitimin që u ka dhënë. Shih: Milton Friedman ose Friedrich Hayek

You may also like...