Ekskluzive/Ruritania News Agency: Zbardhen përgjigjet e ministrave ndaj letrës së Ramës

rama-deti“Na hidh një komardare që të shpëtojmë nga mbytja o flamurtar i paepur i Oksidentalizmit”- Arben Ahmetaj

“Mendoj se në tërësi ke të drejtë, me disa probleme të vogla. PSH, unë di not dhe mund të lundroj, por më tërheqin për poshtë nja tri cuca që m’i ke dhënë t’i në krahë për të më ndihmuar, por që po më çojnë në fund të detit.” Shkëlqim Cani, Ministër Financash.

“Tani, ne kemi katër anije të cilat i bleu Basha dikur, me to mund të lundrojmë, problemi është se portin e Durrësit e ka LSI dhe ata bënë një tender për të blerë poça për Fanarin Ndriçues dhe poçat e blerë rezultuan të djegur që nga fillimi, kështu që për momentin, nuk lundrojmë dot, por mund të plluskojmë për sa kohë deti nuk ka tallaze. Kemi edhe kët problemin që na është shtrenjtuar nafta shumë dhe mezi po i mbajmë anijet të furnizuara. ”. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes.

“Për të lundruar ne mund të lundrojmë, problemi është që droga tashmë po fluturon nga ajri dhe ndoshta na hyn në punë të mësojmë të fluturojmë më mirë se sa të humbasim kohë duke notuar”. Sajmir Tahiri, Ministër i Përbrëndshëm.

“Oh Kapiten, Kapiteni im!” Erjon Veliaj, ministër sebepesh

“Unë propozoj që për ta zgjidhur këtë hall të madh që na ka zënë, të shtojmë si lëndë mësimore notin në ccdo shkollë. Në rastet kur shkollat nuk kanë ndonjë pellg afër, mundet që ta mësojnë notin në teori mbi banka”. Lindita Nikolla, Ministre e AntiArsimit dhe e JoShkencës.

“Tani, unë jam Ministër i Bujqësisë, por merrem më shumë me tokën se sa me detin. Sa kohë që i kemi mbjellë arat, vështirë se mund të mbytemi. E kush është mbytur te ara me misër?!” Edmond Panariti, Ministri i Bujqësisë

 

You may also like...