Ekspert i balenave në arktik

Rreziku eventual i opinionistëve mediokër që nëse i shmangen vijës së partisë mund të përfundojnë të përjashtuar nga borderoja e rrogës që marrin nga partia në fund të muajit dhe të detyrohen të shkruajnë për shqetësimin për rrezikun e zhdukjes së balenave të në zonën e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Aludohet se është një batutë e Edi Ramës për Andrea Stefanin në vitin 2008 kur ky i fundit kundërshtoi në parim marrëveshjen për kodin elektoral Berisha – Rama të atij viti. Pas këtij paralajmërimi, mësohet se Stefani nuk pati më vërejtje parimore ndaj Ramës. Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...