Është e rëndësishme t’i themi reklamës, reklamë

Artikujt që – në një mënyrë a një tjetër – janë paguar nga reklamuesit janë pjesë e rëndësishme e të ardhurave të gazetave. Por ka rëndësi vendimtare për lexuesit që statusi i artikullit të shkruhet qartë kur është reklamë

Chris Elliott, Guardian

Zyrat e Guardian dhe Observer në Londër. ‘Ndërsa aspektet e modelit tradicional të biznesit të gazetave janë holluar nga ndryshimet shoqërore dhe kulturore të sjella nga teknologjia, tashmë ka rëndësi gjithnjë e më të madhe të dihet se çfarë është përmbajtje e prodhuar nga gazeta.’ Foto: Felix Clay for the Guardian

Zyrat e Guardian dhe Observer në Londër. ‘Ndërsa aspektet e modelit tradicional të biznesit të gazetave janë holluar nga ndryshimet shoqërore dhe kulturore të sjella nga teknologjia, tashmë ka rëndësi gjithnjë e më të madhe të dihet se çfarë është përmbajtje e prodhuar nga gazeta.’ Foto: Felix Clay for the Guardian

Është thënë edhe më herët, por ia vlen të thuhet sërish – gazetaria kushton. Kapiteni John Edëard Taylor e dinte këtë kur prodhoi të parën Manchester Guardian në 5 maj 1821 me reklama në faqen e parë. Që nga ajo kohë, një miks reklamash dhe të ardhurash nga shitja kanë paguar për gazetarinë. Një nga elementët e të ardhurave nga reklamat është ajo që njihet si Reportazh Reklamë (advertisement feature): një artikull që – në një mënyrë apo në një tjetër – është paguar nga reklamuesit. Reklamuesit kanë një sasi kontrolli të caktuar mbi këtë përmbajtje, në varësi të marrëveshjes.

Ndërsa aspektet e modelit tradicional të biznesit të gazetave janë holluar nga ndryshimet shoqërore dhe kulturore të sjella nga teknologjia, tashmë ka rëndësi gjithnjë e më të madhe të dihet se çfarë është përmbajtje e prodhuar nga reklamuesit. Kjo lloj përmbajtjeje siguron rreth 10 për qind të të ardhurave të Guardian. Është e rëndësishme si për reklamuesit ashtu edhe për lexuesit që statusi i artikullit të shënohet qartë.

Të hënën e kaluar më 25 janar, tri mënyrat ekzistuese për të etiketuar përmbajtjen e reklamuar u rishikuan dhe tashmë janë kategorizuar në dy. Etiketa “sponsorizuar nga” u zëvendësua me etiketën “mbështetur nga”.

Siç bëhet e ditur nga rregullat mbi përmbajtjen komerciale: “’Mbështetur nga’përdoret për të përshkruar përmbajtje të pavarur nga pikëpamja editoriale. Kjo do të thotë se Guardian pranon financime nga palë të tjera për projekte të reja apo për përmbajtje që sakaq po prodhon. Para se financimi të bihet dakord me një klient, redaktorët e lartë konsultohen mbi përshttshmërinë dhe kryeredaktori ka të drejtën e vendimit final nëse financimi pranohet.

Një klient, marka e të cilit shfaqet në kontentin editorial mund të ketë një rol në sugjerimin e temës mbi të cilën raportohet, por redaktori që komisionin shkrimet nuk është i detyruar të pranojë idetë e financuesit. Përmbajtja shkruhet dhe redaktohet nga stafi i Guardian dhe Observer dhe realizohen me të njëjtat standarde që priten nga të gjithë gazetarët tanë. Guardian nuk i tregon kopje të shkrimeve financuesve për miratim paraprak.

“’Mbështetur nga’ përdoret gjithashtu për të përshkruar përmbajtje të pavaryr editoriale që Guardian ka realizuar me financime nga fondacione në të gjithë botën, të cilat mbështesin projekte specifike. Shembuj të financimeve nga fondacionet përfshijnë: një grant nga fondacioni Bill & Melinda Gates në mbështetje të faqes së internetit mbi zhvillimet globale të Guardian; një grant nga fondacioni Rockefeller në mbështetje të projektit të Guadian për qytetet.

“’Sjellë te ju nga’ (Brought to you by) zëvendësohet me etiketën ‘Përmbajtje e Paguar/paguar nga’. (Paid Content/Paid for by). Rregullat thonë: ‘Përmbajtje e Paguar” përdoret për të përshkruar shkrimet reklamë që paguhen dhe kontrollohen nga reklamuesit dhe jo nga publikuesit dhe i nënshtrohen rregullave të “Autoritetit të Standardeve të Reklamave” në Mbretërinë e Bashkuar, “Komisionit Federal të Tregtisë” në SHBA dhe nga “Autoriteti i Standardeve të Reklamave” në Australi. Kjo përmbajtje prodhohet nga departamentet e reklamave dhe nuk përfshin gazetarë të stafit të Guardian.

Ka një kleçkë në këtë pikën e fundit për shkak se një nga arsyet kryesore pas ndryshimit është për shkak se duhet të bëhet e qartë. Guardian është një markë botërore dhe etiketimi i përmbajtjes sipas stilit të SHBA-së “Sjellë te ju nga” mendohet se në përgjithësi nënkupton përmbajtjen që është prodhuar në mënyrë të pavarur dhe jo përmbajtjen që kontrollohet nga reklamuesit.

You may also like...