Euro: Unitet monetar për ndasi politike?

Milton Friedman argumentoi në gusht të vitit 1997 se eurozona nuk mund të funksionojë. Paralajmërimet e tij për defektet e euros rezultojnë me fuqi profetike sot, kur shihet kriza e Greqisë.

Milton Friedman, Project Syndicate, 28 gusht 1997

GREECE-ECONOMY-POLITICS-EUSan Francisko – Një monedhë e përbashkët është një rregullim i shkëlqyer monetar në disa rrethana të caktuara dhe një rregullim i keq monetar në disa të tjera. Nëse është e mirë apo e keqe, kjo varet kryesisht nga mekanizmat e përshtatjes që janë në dispozicion për zbutjen e tronditjeve ekonomike dhe zhvendosjeve ndërmjet entiteteve të ndryshme që po mendojnë të krijojnë një monedhë të përbashkët. Sistemi i kursit të këmbimit të lirë janë një mekanizëm shumë i fuqishëm përshtatjeje në rastet e tronditjeve, të cilat mund t’i godasin entitetet e ndryshme në mënyrë të ndryshme. Është me leverdi që të heqësh dorë nga ky mekanizëm për të përfituar avantazhin e kostove më të ulëta të transaksionit dhe disiplinës së jashtme vetëm nëse ka alternativë bindëse për mekanizmin e përshtatjes.

Shtetet e Bashkuara janë një shembull i situatës që është favorizuese për një monedhë të përbashkët. Megjithëse përbëhet nga pesëdhjetë shtete, banorët e këtij vendi flasin në shumicë dërrmuese të njëjtën gjuhë, dëgjojnë të njëjtat programe televizive, shohin të njëjtat filma dhe mund të lëvizin lirisht nga një pjesë e vendit në një tjetër; mallrat dhe kapitalet lëvizin lirshëm nga shteti në shtet; Pagat dhe çmimet janë relativisht fleksibël; dhe qeveria kombëtare mbledh në formën e taksave dhe shpenzon afërsisht dy herë më shumë se sa qeveritë e shtetit apo pushteti vendor. Politikat fiskale ndryshojnë nga shteti në shtet, por këto dallime janë të vogla në krahasim me politikën e përbashkët kombëtare.

Kriza të papritura mund të prekin një pjesë të Shteteve të Bashkuara më shumë se të tjerat – siç ndodhi psh gjatë embargos së naftës së Lindjes se Mesme në vitet 1970, gjë që krijoi një kërkesë të rritur për krahë pune dhe kushte bumi në disa shtete, si Teksasi dhe papunësi dhe kushte depresioni në të tjera, si shtetet importuese të naftës së Miduestit industrial. Pasojat e ndryshme afatshkurtra u kompensuan shpejt me lëvizje të njerëzve dhe mallrave, nga flukset kapitale kompensuese nga buxheti kombëtar te qeveritë e shteteve dhe qeveritë vendore si dhe nga ndryshmet në çmime dhe në paga.

Ndryshe nga kjo, tregu i përbashkët i Europës përbën pikërisht situatën e pafavorshme për një monedhë të përbashkët. Ai përbëhet nga kombe të ndara, banorët e të cilëve flasin gjuhë të ndryshme, kanë tradita të ndryshme dhe kanë lidhje besnikërie shumë më të fortë ndaj vendit të tyre se sa ndaj tregut të përbashkët apo idesë së “Europës.” Pavarësisht se është një zonë tregtie, mallrat lëvizin më lirshëm se sa në Shtetet e Bashkuara dhe po kështu edhe kapitali.

Komisioni Europian me bazë në Bruksel, për më tepër, shpenzon vetëm një pjesë shumë të vockël të shpenzimeve totale të qeverive të vendeve anëtare. Vendet anëtare dhe jo burrokracitë e Bashkimit Europian janë entitetet e rëndësishme politike. Për më tepër, rregullimet mbi praktikat industriale dhe të punësimit janë më të forta këtu se sa në Shtetet e Bashkuara dhe dallimet nga një vend në tjetrin janë shumë më të forta se sa dallimet me snjë shteti amerikan dhe një shteti tjetër amerikan. Për rrjedhojë, pagat dhe çmimet në Europë janë më të ngurta, puna është më pak e lëvizshme. Në këto rrethana, kurset e lira luhatëse të këmbimit valutor japin një mjet jashtëzakonisht të leverdisshëm për përshtatje në rast krizash.

Nëse një vend preket nga një krizë që kërkon, fjala tjen, paga më të ulëta në krahasim me vendet e  tjera, kjo mund të realizohet përmes ndryshimit në vetëm një çmim, çmimin e kursit të këmbimit, në vend që të kërkojë ndryshime në mijëra dhe mijëra çmime punësh nga më të ndryshme apo emigrimit të punës.

Vështirësitë e imponuara në Francë nga politika e saj e “Franc fort” ilustron kostot e një vendosmërie të frymëzuar politikisht për të mos përdorur kursin e këmbimit si një mënyrë përshtatjeje përballë ndikimit të bashkimit të Gjermanisë. Rritja ekonomike e Britanisë pasi ku vend braktisi Mekanizmin Europian të Kursit të Këmbimit disa vite më pas për të rikuotuar paundin ilustron efikasitetin e kursit të këmbimit si mekanizëm përshtatjeje.

Mbështetësit e “Euros” shpesh citojnë standardin e arit, epoka nga viti 1879 deri më 1914 si demonstrim i përfitimeve nga një monedhë e përbashkët. Por standardi i arit kishte gjithashtu kostot e veta. Kjo periudhë u karakterizua nga rënia e çmimeve nga 1879 deri më 1896 dhe rritja e çmimeve më pas, si dhe luhatje të forta brenda secilës periudhë, luhatje që qenë të rënda në vitet 1890. Ky standard qe i mundshëm vetëm për shkak se qeveritë në atë kohë qenë të vogla (shumica shpenzonin rreth 10 për qind të të ardhurave kombëtare, shumë e ndryshme kjo nga shpenzimet deri në 50 për qind të të ardhurave kombëtare sot), çmimet dhe pagat qenë shumë të luhatshme dhe publiku qe i gatshëm të toleronte, ose më saktë, nuk kishte mënyrë për të moderuar luhatjet e forta në prodhim dhe punësim. Nëse e sheh me vëmendje, ajo vështirë se qe një periudhë apo një sistem për t’u lavdëruar.

Në kohën tonë, një nëngrup i Bashkimit Europian – ndoshta Gjermania, vendet e Beneluksit dhe Austria – janë pranë cilësive për kushtet e favorshme për një monedhë të përbashkët më shumë se sa BE-ja si e tërë. Dhe ato kanë aktualisht ekujvalentin e një mondhe të përbashkët. Austria dhe tri vendet e Beneluksit i kanë lidhur monedhat e tyre me markën gjermane me qëllime dhe synime të qarta.

Gjithsesi, këto vende ruajnë ende bankat e tyre qendrore dhe për rrjedhimin mund ta prishin këtë lidhje sipas dëshirës. Çdo vend që dëshiron të lidhë veten me markën gjermane më fort mund ta bëjë këtë vetë, thjeshtë duke zëvendësuar bankën e vet qendrore me një bord monedhe, siç kanë bërë disa vende (si Estonia), e cila është jashtë BE-së.

Nxitja për euron është motivuar nga politika dhe jo nga ekonomiksi. Synimi ka qenë për të lidhur Gjermaninë dhe Francën kaq shumë sa për ta bërë një luftë europiane të pamundur në të ardhmen dhe për të vënë themelet e Federatës Shtetet e Bashkuara të Europës. Unë besoj se euro do të ketë pikërisht efektin e kundërt. Ajo do të shtojë tensionet politike duke i konvertuar krizat përçarëse të cilat mund të zgjidheshin lehtësisht nga mekanizmi i kursit të këmbimit, në kriza politike. Bashkimi politik mund të shtrojë rrugën për bashkim monetar. Bashkimi monetar i imponuar nën kushte të pafavorshme do të bëhet pengesë për arritjen e bashkimit politik.

Read more at http://www.project-syndicate.org/commentary/the-euro–monetary-unity-to-political-disunity#YD0T7Ks6zqRowuGS.99

You may also like...