Feministe me shllak

Pastaj në darke, disa prej tyre shkojnë në lokale nate dhe atje të lumtura me shllakun në dorë shohin meshkuj të zinj dhe shfrenojnë fantazinë e tyre (njësoj si Olta në reklamën mjaft etike të Eagle Mobile). Feminizmi, i kutive të vogla ku xhirohet një film mbetet gojë mbyllur nga meshkujt muskuloz para të cilëve dorëzohen dhe ata feministët e forta.

Xhabyni

Publiciteti që iu bë qeverisë pasi u morr vesh përbërja e saj ishte ajo e një qeverie që ka më shumë femra se sa qeveritë e tjera të pas viteve 1990. Koha, melhemi dhe treguesi i vërtetë në këtë botë, na shpjegoi se gratë në këtë qeveri kanë ose një ministri pa portofol (për këtë shih fjalorthin politik) apo në një rast më cinik përdoren nga Kryeministri jonë (që ka një shije për publicitetin) për ta shfaqur qeverinë të re, me shumë femra e cila në sytë e ndërkombëtarëve bën efekt.

Në kutitë me shumë dritë dhe më të ftuar shik, kemi dëgjuar me mijëra herë për reforma që duhet të ndërmarrë qeveria në shërbim të femrave. Akuza që vijnë nga shoqatat që merren me të drejtat e njeriut dhe kundër dhunës ndaj grave, për një shoqëri që i përdor gratë, për një shoqëri që i dhunon gratë. Ashtu, të veshura bukur, të trukuara në permanent enkas për këtë datë dhe orë në të cilën kamera dhe reflektori bashkë me telekomandën e shikuesit do të shënjojë kanalin. Ato, feministët, flasin në atë çast a thua se regjizori i ka thënë pak sekonda më parë “Çak”!

Flasim për barazi gjinore, për të drejta të barabarta, për femra që dhunohen nga burrat, për femra gjykatëse që lirojnë burrat dhunues, për ligje të lehta, për polici që bën sikur nuk sheh. Në fund, në ditën e bekuar të 8 Marsit, femrat marrin lejen dhe dalin në drekat e tyre për të kërcyer dhe vallëzuar me njëra tjetrën. Marrin mimozat, karafilat, trëndafilat dhe një ditë e bukur me diell rezervohet vetëm për ta. Kryeministri, ish kryeministra, ministre, ish ministre, analistë dhe analiste të gjithë bëhen një për të uruar atë krijesën e mrekullueshme që është femra.

Pastaj në darke, disa prej tyre shkojnë në lokale nate dhe atje të lumtura me shllakun në dorë shohin meshkuj të zinj dhe shfrenojnë fantazinë e tyre (njësoj si Olta në reklamën mjaft etike të Eagle Mobile). Feminizmi, i kutive të vogla ku xhirohet një film mbetet gojë mbyllur nga meshkujt muskuloz para të cilëve dorëzohen dhe ata feministët e forta. Madje edhe qeveritaret, ato ministre dhe ish ministre që flasin për dinjitet nuk u dëgjuan të protestonin për trajtimin e femrës si një objekt seksual. Merre, fute tek ai lokali, jepi shllakun dhe një hamshor të zi….oh po tani i kemi dhënë dinjitetin femrës.

8 marsi përfundoi, ndërkohë që mediat tona online vazhdojnë të shfaqin pamjet me video e foto për atij shllaku të lëshuar një natë më parë në trupat e hamshorëve. Askush nuk flet, askush nuk përpiqet të kritikojë këtë median tonë profane jo vetëm ndaj religjionit por edhe ndaj feminizmit. Kurrkush nuk flet për amoralin e medias, po pse duhet të flasë xhanëm?! A nuk e bën moralin njeriu?!

Pra, femra jonë, femra e feministëve, femra ministre, femra afariste, femra komuniste dhe internacionaliste është ajo vitrina interesante e cila futet në faqet e gazetave ndërkombëtare jo vetëm për numrin e ministrive por edhe për atë të shllakut në dorë. Në fund të fundit a nuk është kjo reklama më e mirë që mund t’i bënim vetes?!

You may also like...