Fidel Castro dhe utopizmi i vdekur

George Will

Me fundin e jetës së një të ligu si Fidel Castro, ne mund të shpresojmë, në mos minimalisht të presim, se kemi parë fundin e totalitarit karizmatik të adhuruar nga shumë pelegrinë politikë të shoqërive të hapura. Eksperienca na sugjeron se gjithnjë do të kemi turistë tiranik të cilët do të udhëtojnë nga një vend që ato e konsiderojnë të mërzitshëm dhe banal si pjesë e një shoqërie borgjeze drejt udhëtimeve ezoterike në vendbanimet e despotëve “progresistë” të cilët ato janë të lirë t’i admirojnë dhe më pas të ikin.Cuban President Fidel Castro on Jan. 4, 1988, in Havana. (Rafael Perez/Agence France-Presse via Getty Images)

Gjatë vitit 1930, ka pasur shumë apologjetë që justifikonin brutalitetet e Josef Stalinit, të cilët ai i kryente në emër të ndërtimit të një paraje për punëtorët të aftë për të përmisuar njerëzimin. Apologjetët me vetëkënaqësi shpreheshin se “Nuk mund të skuqësh një vezë omëletë nëse nuk thyen vezët”. Të cilës George Orëell i përgjigjej “Atëherë, ku është omleta?” Me Castro-n, problemi ishte tek limonada.

Pak kohë pasi Castro mori pushtetin në 1959, Jean-Paul Sartre, intelektuali francez për të cilin politikat staliniste qenë po aq groteske sa filozofia e tij qe opake, u largua nga kafe Les Deux Magots në Paris për të vizituar Kubën. Gjatë një shëtitje me makinë, ai dhe Castro ndaluan anës rrugës. Atje ato morën një limonadë e cila qe e ngrohtë, në ato momente Castro i nxehur shrpehet se “kjo dëshmon një mungesë të theksuar ndërgjegje revolucionare”. Kamerierja ngriti supet duke u justifikuar se frigoriferi qe i prishur. Castro “hungëriu” (sipas përshkrimit të Sartrit): “thuaj njerëzve në krye të detyrës se nëse nuk merren siç duhet me problemet e tyre, do të merrem unë me ta”. Sartre u ligështua:

“Kjo qe hera e parë që unë kuptova – megjithëse në turbullt- atë çfarë quan “demokraci direkte”. Mes kamerieres dhe Castros, një kuptim i heshtur dhe i menjëhershëm qe arritur. Ajo e la ta atë ta shihte përmes tonit të saj, buzëqeshjes, nga një ngritje supesh duke treguar që ajo s’kishte iluzione. Dhe kryeministri…duke u shprehur para saj pa asnjë perifrazim, e ftoi atë qetësisht t’i bashkohej rebelimit.”

Një tjetër novator politik, Benito Mussolini, e quajti regjimin e tij “demokraci të fisnikëruar” dhe njësoj si kolumnisti amerikan Murray Kempton pohonte  në mënyrë sarkastike në 1982,  se fotografitë e Castro-s “duke korrur sheqerin mund të evokojnë një Mussolini pa qime në gjoks të hedhur rishtazi në betejën e tij për të korrur grurin.” Demokracia direkte e Castros ishte dorështrënguar sa i takon zgjedhjeve por ama lejonte ngritjen e supeve. Ai ndaloi gjithashtu “aktet e shkatërrimit publik” duke nënkuptuar kritikën ndaj komunizmit.

Me këto akuza u dënua Armando Valladares, në atë kohë 23 vjeç, me 22 vjet burg. Terrori i Stalinit kishte një çmim të lartë për një novelist të madh, por së paku bota mori prej tij veprën e Arthur Koestlerit “Darkness at Noon.” E ndonëse regjimi i Castros, saturohej me sadizëm, ai nuk do të mund të kishte ekzistuar, duke qenë se prej tij bota morri një dëshmi njerëzore të rezistencës nga Valladares, kujtimet e tij të burgut “Kundër çdo shprese”/ ushqimi i burgut qe supë e holluar me ujë brenda saj me copa xhami, apo minj të ngordhur apo të brendshme sorre të mbushura me feçe dhe agjentët e Castros ia kishin marrë dorën këtyre gatimeve për 8000 mijë persona.

 

Në 15 prill 1959, 15 javë pasi mori Havanën, Castro, në atë kohë 32 vjeç, zbriti në Washington atje ku sot është Aeroporti Kombëtar Reagan. Ai ka qenë në SHBA në 1948, kur ai studio angisht dhe bleu një Lincoln. Kësaj radhe, në 16 prill, në një sy mbyllje ndaj pritjeve borgjeze, ai  kërkoi të blinte një krehër dhe furçe dhëmbësh. Lidhjet e tij me komunizmin? “Asnjë” u shpreh ai. Ai evokoi shtypin e lirë si “armikun e parë të diktaturës” dhe u shpreh  se zgjedhjet e lira do të vinin së shpejti. Dhe më pas ai iu drejtua një seminari në Princeton dhe një leksioni në kishën e shkollës fillore të Lawrenceville, vende ku u mirëprit.

Nga korriku ylli i kuq nisi të pikturohej në makinat ushtarake të Kubës. Tre vjet më vonë, predhat balistike të sovjetikëve u nisën drejt Kubës. Një vit pas saj, një admirues i Castros vrau presidentin e SHBA-ve, administrata e të cilit qe e interesuar, për të mos thënë e obsesionuar, në largimin e Castros.

Përpjekja për “të ndryshuar regjimin” nga SHBA në vende të ndryshme ka qenë, për ta thënë, e pareshtur në disa mënyra, por më spektakolarja në kotësi ka qenë ajo e drejtuar 90 milje nga Florida. Castro ka qenë objekt i përpjekjeve të shumta të SBHA për ta larguar atë. Pas  arratisjes nga Gjiri i Derrave, administrata e Keneditit dyfishoi përpjekjet me Operacionin Mongoose, që përfshinte deri në komplote mendjelehta apo plane skeptike të quajtura “eliminimi nga iluminizmi”- Duke pasur një nëndetëse të SHBA në sipërfaqe të portit të Havanës dhe anije goditëse mbi qiellin e tyre ato përpiqeshin t’i bindini katolikët kubanë se ardhja e dytë kishte mbërritur, duke i shtyrë ato të rebeloheshin ndaj Castros, anti-Krishtit. Gjithsesi, Castro sundoi Kubën për 11 presidentja të SHBA-së dhe më gjatë se sa sunduesit e BS sunduan Europën perëndimore.

Socializmi është i pasur vetëm me slogane dhe më i preferuari i Castros ishte “socializmi ose vdekja”. Kjo e fundit i erdhi në mendje dekada pasi ai e kishte shndërruar Kubën në një muze gri të utopizmit të vdekur.

You may also like...