“fli se Zoti e bën nesër ditën mirë!”

Sebastian Zonja

Ngjarja zhvillohet në 1985, një vit pas 1984 së Oruellit.
Një trokitje e fortë tek dera, disa ushtrë me automatik, një kamion kinez dhe një shef sigurimi që tëheq zvarrë nga rimorkio e kamionit një grua me gocën e saj 12 vjeç . “Zbrit moj kurvë poshtë! Atje poshtë e keni kasollen”. Ky ishte zëri që degdiste femrat në një zonë të thellë malore, plot borë, në internim.vezet-e-thellezave
Largimi nga Tirana jepet në një mënyrë fantazmagorike, si nga një burg i stërmadh plot me të dënuar të tjerë: Asnjë dritë nuk u ndez në dritaret e pallatit, megjithë zhurmën e makinës dhe televizorit që ushtari e theu në mes të rrugës.
Kështu nis internimi, udhëtimi për në Hadin me zjarr, tym dhe ulërima ere, i Lindës dhe i së bijës Afërditës. Burri i Lindës kishte tentuar të arratisej, dhe në kufi e kishin pushkatuar. Afërdita është vetëm 12 vjeç, dhe ngjarja tregohet e parë me sytë e saj. “Babit tim nuk do t’i shkonim më kurrë, as te varri, se ata nuk i dhanë as tokë për varr. Nuk e varrosëm dot… nuk na e dhanë trupin as ta shohim me sy. S’ka thanë!” Por në gojën e gocës vihet një shprehje shumë interesante, një aspekt që dallon një antikomunist: Babai i saj nuk i pëlqente serbët, i shante ato. Ai fliste për aleatët që do të vinin, ashtu si flisnin gjithë shqiptarët, gjithë Lindja nën komunizëm ndoshta.
Librat që të japin kënaqësi stilistike ecin shpejt. Dhe libri i Rudit “Vezët e thëllëzave” e ka këtë veçanti. Ajo që shquan është se që në fillim nuk sheh përshkrim estetik të personazhit, por ka më shumë rëndësi arketipi i tij/saj. Ndoshta ideja që kërkon të jap Rudi ka të bëjë më shumë me profilin e personazhit, se me tiparet e tij. Shpirti i personazheve ngrihet menjëherë në tempullin e Zotit, si një mënyrë për ta kthyer në brazdat e tij rendin njerëzor, përkundrejt qasjes ateiste të kohës. Ateizmi i kohës, prishja e kishave dhe xhamiave, tregohej dhe tek forma e diskursit midis një komunisti dhe qytetari.
Shtëpia ku i çuan të internuarat nuk kishte derë, as dritare. Kasollja më saktë, nuk kishte as ujë, dhe ato pinin borë të shkrirë në tenxhere. Për dritë elektrike nuk bëhej llaf se kishte shkarpa të njoma plot, që bënin më shumë tym se drite dhe flakë. E ktillë ishte kasollja në veri të Shqipërisë ku e internuan Lindën me Afërditën, këto dy Hirushe të deklasuara. Kasolle kallkan, që e linin gjalpin brenda në dhomë dhe ai rrinte i ngrirë. Një kasolle në mal, pa derë, por me një llamarinë, që i detyronte të rrinin me thikë në dorë se mos hynte ndonjë egërsirë. Ujqër që ulërinin natën… Kasollja ishte 2 orë në këmbë larg nga fshati. Të duket sikur i kanë çuar nga ato anë për të vërtetuar torinë e Darvinit për përshtatjen me mjëdisin. Por njeriu është i fortë, se nuk vjen nga majmuni, por se ka shpirt, ka Zot.

You may also like...