Frang ar

Kartëmonedhë shqiptare e prodhuar nga Banka Kombëtare e Shqypnis mes viteve 1926 dhe 1944 si dhe nga Banka e Shtetit Shqiptar deri në vitin 1947. Nga fillimi deri në vitin 1939, ajo qe një monedhë e këmbyeshme në ar me kurs fiks sipas denominimit të Unionit Monetar Latin, nga ku kishte edhe emrin Frang Ar. Pas vitit 1939 dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste, kjo kartëmonedhë u shkëput nga kursi fiks i këmbimit me arin ndërsa trazirat e Luftës së Dytë Botërore sollën zhvlerësimin e saj të shpejtë. Në vitin 1946. Banka e Shtetit Shqiptar blinte (por nuk shiste) monedhat e arit 20 frangëshe për 613 franga letër gjë që nënkupton një zhvlerësim prej së paku 30 herë në krahasim me kursin e vitit 1939.

Frangu qarkullonte krahas lekut, para që shërbente përgjithësisht për blerjet e vogla me kursin zyrtar të këmbimit mes dy monedhave 5 lekë = me 1 frang.

Mes viteve 1926 dhe 1944 pati pesë emetime fillimisht në prerjet 5 dhe 20 frang dhe më pas në prerjen 100 frang.

Zëra të ngjashëm: Reforma Monetare 1946, Reforma Monetare 1947, Reforma Monetare 1963, Liberalizimi i Çmimeve 1992.

Lexo më shumë: Fjalorthi ekonomik

Për më shumë shih: Banka e Shqipërisë,

You may also like...