Fuqia e gënjeshtërt e një traktati

250px-The_Scrap_of_Paper_-_Enlist_TodayBritania e Madhe deklaroi më 1914 se po i shpallte luftë Gjermanisë në bazë të një traktati të vitit 1839, i cili shpallte Belgjikën e vogël të pavarur dhe neutrale si dhe obligonte fuqitë nënshkruese të traktatit ta respektonin këtë neutralitet dhe ta ndihmonin Belgjikën në rast se ajo rezultonte në pamundësi të mbrojtjes së kufijve të vet.

Britanikët e paraqitën këtë si “çështje nderi”.

Në vitin 1921, Britania, Franca, Italia dhe Japonisë nënshkruan  një Deklaratë në Paris më 9 nëntor 1921. Kjo Deklaratë njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe e konsideroi integritetin e kufijve të saj tashmë të saktësuar, si çështje me rëndësi ndërkombëtare. Dhunimi i tyre apo dhunimi i pavarësisë së Shqipërisë përbën një kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë.

Deklarata thotë se Shqipëria është e lirë të kërkojë ndihmë të huaj para Këshillit të Lidhjes së Kombeve në rast se nuk është në gjendje të ruajë integritetin e saj territorial. Deklarata thotë më tej se, qeveritë e Britanisë, Francës, Italisë dhe Japonisë, në rast se Shqipëria kërkon ndihmë te Lidhja, do të instruktojnë përfaqësuesit e tyre të rekomandojnë se rivendosja e kufijve të Shqipërisë duhet t’i besohet Italisë.

Problemi qe që fuqia që duhej të garantonte pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, Italia, vendosi t’i shkelë këto kufinj. Deklarata dhe garancitë e fuqive të mëdha nuk mjaftuan. Përkundrazi, në kërë rast rezultuan letra pa vlerë.

Në vitin 1994, Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, nënshkruan në Budapest një Memorandum. Ky memorandum nuk ka fuqinë e një traktati. Në bazë të tij, Ukraina dorëzoi armët bërthamore të kohës Sovjetike në Rusi në këmbim të premtimit se fuqitë nënshkruese do të respektonin dhe garantonin pavarësinë dhe tërësinë e saj territoriale.

Ashtu si me rastin e Shqipërisë, një nga palët nënshkruese vendos ta shkelë Memorandumin. Palët e tjera shohin se nuk ka çfarë të bëjnë, se kanë marrë një angazhim që nuk mund ta respektojnë. Traktati shkelet, bëhet i pavlefshëm.

 

Shkrime të tjera me interes:

Shqipëria mes Italisë dhe Jugosllavisë, më 1927

You may also like...