Fushata e tatimeve

Xhabyni

Pas 6 muajsh drejtoresha e tatimeve dhe ajo e doganave u rishfaqën në median që para 6 muajsh do t’i bënte të “famshme”, arsyet e kësaj shfaqje kuptohen lehtë. Në publik është përhapur gjerësisht analiza e një super drejtorie tatimore që ka thyer rekordet e këtij vendi duke mbledhur e tejkaluar planin. Vetë drejtoresha e tatimeve deklaroi “Ne sot jemi në situatën kur kemi më shumë të ardhura se sa buxhetojmë” nëse ndokush priste disa të dhëna nga goja e drejtoreshës së tatimeve apo asaj të doganës ka mbetur i zhgënjyer.

Asnjë prej tyre dje nuk deklaroi qoftë edhe një të dhënë, sa për sy e faqe xhanëm sepse nuk ishim në një emision që flitej për letërsinë por për ekonominë. Të mendosh që drejtoreshat nuk dëshironin të përballeshin në një debat me gazetarin është qesharake sepse ky i fundit s’ekzistonte. Emisioni, që i organizuar aq bukur sa që edhe përfaqësuesi i biznesit kishte shkuar aty për të bërë pazarin e tij pas kuintave dhe për të shprehur disa shqetësime që janë bërë si ajo shprehja “bukë e djathtë”.

Fakti që drejtoreshat nuk begenisën të flasin me shifra, nuk na tut ne të tjerëve që të flasim me shifrat e tyre për më tepër. Kështu që i hodha një sy të dhënave që na ka përcjell Ministria e Financave për të parë se çfarë a bërë rilindja në këtë vend sidomos me sistemin e ri fiskal. Drejtoresha e tatimeve deklaroi në emisionin e djeshëm se “Tatimi që kryen më shumë evazion është TVSH-ja dhe kjo vjen nga fatura që lëshohen pa kriter dhe të tjera që nuk shënohen. Por gjërat po ndryshojnë” Le t’i hedhim një sy të dhënave të Ministrisë për të vërtetuar nëse pohimi i zj. Shehaj është apo jo i vërtetë:

Sipas të dhënave totali i arkëtuar për tre mujorin (Janar-Mars 2014) i TVSH-së nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është 20.478 mln lekë. Ndërkohë që vlera totale e TVSH-së së mbledhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po për të njëjtën periudhë është 8.199 mln lekë.

tab 1

Çfarë do të thotë kjo?

E thjeshtë, në vendin tonë edhe dogana mbledh TVSH për produktet hyrëse, TVSH-ja e këtyre produkteve llogaritet me çmim reference apo me një çmim shpesh herë më të ulët. Fakti që kjo vlerë e lartë e mbledhur nga dogana nuk është pasqyruar fare në mbledhjen e të ardhurave nga DPT do të thotë që kjo e fundit ka dështuar me sukses në mbledhjen e të ardhurave. Pra, zj. Shehaj jo vetëm ka gënjyer në mënyrë brilante por edhe vetë qeveria ka gënjyer dhe vazhdon të gënjejë këtë vend për mbledhjen e të ardhurave.

Ndërkohë që zj. Shehaj diskuton në emisione të inskenuara për rritjen e performancës në mbledhjen e akcizës, i kujtojmë se sot në datë 29 Prill 2014 një paketë cigare u ble me një pullë akcize 70 lekëshe ndërkohë që çmimi i kësaj pakete cigare ishte 220 lekë. E gjitha kjo për sa i përket mbledhjes së TVSH-së dhe akcizës.

Tani le t’i hedhim një vështrim suksesit marramendës që u propagandua nga rilindasit për sistemin e ri fiskal, më konkretisht taksën progresive. Nga të dhënat del se ka një diferencë rreth 9.5% nga plani që ajo kish përcaktuar mbi të ardhurat personale, pra rreth 668 mln lekë më pak se sa vlera e planifikuar për t’u mbledhur. Nëse kjo e dhënë do të krahasohej me një tjetër indicie që na vjen nga sistemi fiskal i miratuar në fund të dhjetorit 2013, ku thuhej se pritej që brenda një viti të kishim një rënie prej rreth 1.5 miliard lekë. imagjinoni pak që për tre muaj shteti ka humbur rreth gjysmën e kësaj vlere se sa do të humbi për 8 muajt e tjerë fare thjeshtë mund të përllogaritet me rregull treshi.

tab 2

 

Thënë më shkoqur se kaq?! Drejtoria e Tatimeve nuk ka bërë asnjë super arritje. Ajo është shndërruar në një institucion propagande që duket po aq butaforik e i pabesueshëm sa ç‘ishte më parë. Varianti që këto zonja ndjekin duke dalë në televizor çdo gjashtë muaj është varianti i takimeve gju më gju me popullin për të treguar arritjet. E çfarë është më e rëndësishmja gjatë këtyre tre muajve nuk është kryer detyra kryesore e DPT-së, mbledhja e të ardhurave, gënjeshtra e tyre e fundit duke e fryrë me OMGJ mbledhjen e të ardhurave tregoi dukshëm se çfarë shteti matrapazësh jemi.

You may also like...