Fushata Open

Një tjetër problem, që vërehej në këtë panair, ishte se ai organizohej nën “kujdesin e Kryeministrit” dhe pikërisht kjo shprehje më vrau sytë. Si ka mundësi që një kryeministër të rri e të merret me organizimin e një panairi për librin? Përse duhet një kryeministër të merret me një panair kur fare mirë duhet të merret me gjëra të tjera që janë më të domosdoshme se sa mendimi dhe konceptimi i tij për një panair?

Xhabyni

Nuk ka kurrfarë problemi që një artist të shndërrohet në politikan, madje nuk ka asnjë problem edhe e anasjelltas. Problemi më i madh është kur politikani, duke qenë edhe kryetar i qeverisë, e përdor artin për të përfituar ai politikisht qoftë indirekt apo edhe në mënyrë të drejtë për drejtë.panairi-8

Që prej dy vjetëve në qeveri, marrëdhënia e kësaj të fundit me Panairin tradicional të librit është përkeqësuar. Këtë vit që e mbyllëm, pra 2014, nuk e pamë as kryeministrin por as ndonjë personalitet tjetër të qeverisë të vijë me shpurën e tij në panairin që organizohet nga Shoqata e Librit megjithëse.

E gjithë kjo ftohje, përtej inateve personale, duket se erdhi edhe për faktin se kryeministri dëshironte t’i jepte një shije të veçantë panairit të cilin ai vet e kuron. E kam fjalën për “Tirana Open” që në fakt nuk kuptohet në është një panair për librin, muzikën, pikturën apo ku e di unë. Ai është një panair që përfshin shumëçka dhe në fakt nuk përcjell asgjë, nëse do e përkufizoj me një term manaxherial.

Ivana Dervishi, në një reportazh të saj, citon shumë botues që flasin për shumë pak vizitorë. Këto vizitorë, nuk mungonin sepse në prag ishin zgjedhjet elektorale, madje mund të them që nuk mungonin edhe për një krizë të madhe likuiditeti, ato më së shumti mungonin sepse organizimi qe shumë i dobët.

Një tjetër problem, që vërehej në këtë panair, ishte se ai organizohej nën “kujdesin e Kryeministrit” dhe pikërisht kjo shprehje më vrau sytë. Si ka mundësi që një kryeministër të rri e të merret me organizimin e një panairi për librin? Përse duhet një kryeministër të merret me një panair kur fare mirë duhet të merret me gjëra të tjera që janë më të domosdoshme se sa mendimi dhe konceptimi i tij për një panair?

Të gjitha këto pyetje marrin një ngjyrim kur kandidati për kryetar bashkie i mazhorancës, në katin e sipërm gjatë ditëve që zhvillohet panairi, mbledh grupin e tij elektoral dhe vazhdon të shpalosë pa kurrfarë droje platformën e tij elektorale. A ka një problem në këtë mes? Fundja a nuk është në të drejtën e kandidatëve që të shpalosin idetë e tyre në të gjitha vendet e mundshme?

Natyrisht që secili nga kandidatët mund të shkonte në panair dhe mund të shpaloste vizionin e tij për kulturën dhe ndonjë panair të mundshëm në Tiranë. Por kur sheh që panairi për të cilin kryeministri ka shpenzuar kohë, të jetë një dështim për blerësit dhe ata që e duan librin por ama një koshere mjalti për kandidatin e tij nuk është dhe fort e logjikshme.

Në këtë mes, ato që humbasin janë dashamirësit e librit sepse mungesa e një manaxhimit, mungesa e asaj çfarë dëshirohet të përcillet, mungesa e një koherence dhe ndërhyrja e shëmtuar (deri në pështirosje) e një kryeministri që i duket vetja që i di gjërat shumë mirë e shndërroi këtë panair në një tualet elektoral.

 

You may also like...