Gënjeshtrat e rrezikshme që ne tregojmë  mbi themelimin e Amerikës

20140705_USP004_0

Gjatë protestave për çështjen gjyqësore Hobby Lobby, kur liria fetare u interpretua per here te pare si funksion jo vetem i individeve, por edhe i kompanive. Lexo më shumë

Mitet mund të na bëjnë ne të ndjehemi rehat, por faktet janë arma jonë më e mirë kundër perversiteteve te Partisë së Çajit

Nga Brook Wilensky-Lanford, New Republic

Kur vjen puna te Baballarët Themelues dhe te Revolucioni Amerikan, ne mund të themi një gënjeshtër – siç kemi qenë duke bërë, që nga koha para se zjarri i mushqetave të ndalonte. Ne themi gënjeshtra përmes përjashtimit, ekzagjerimit apo fabrikimit tërësor. Studiuesit ia thonë ato të rinjve tanë nëpër librat e shkollës; politikanët ia thonë ata të rriturve në një çurg të pafund retorike. Një mitologjizim i tillë nuk është habi. Veçanërisht po të shohësh origjinën e miteve, ne njerëzit dashumojmë historitë me heronj të qartë apo keqbërës si dhe me fund të prerë. Por siç bëhet e ditur nga dy libra të rinj të publikuar për Ditën e Pavarësisë, kjo është e rrezikshme. Nëse ne dembelosemi dhe injorojmë faktet historike, ne rrezikojmë të pranojmë interpretimet e këtyre fakteve siç na i kanë ushqyer sakaq.

Sipas librit Mitet Themeluese të Ray Raphael, një përmbledhje e dokumenteve nga burime primare që synon t’i kundërpërgjigjet historive tepër të thjeshta që gjenden nëpër librat e shkollave fillore apo të mesme, ne kemi mësuar Revolucionin Amerikan gabim që nga fillimi deri në fund – gabime që tregojnë shumë mbi sjelljet e amerikanëve ndaj radikalizmit dhe ndërhyrjeve ushtarake. Ne mendojmë për fillimin si një “e shtënë e dëgjuar nëpër të gjithë botën” në Betejën e Leksinktonit dhe Konkordit më 1771. Gjithsesi, fermerët e Masaçusetsit sakaq e patën tronditur sundimin britanik në një kryengritje popullore më 1774. Raphael argumenton se për shkak se ne nuk mund të gjejmë një individ për ta lidhur me këtë rebelim të mëhershëm, ne e përjashtojmë të gjithë ngjarjen nga historia. (Ne dashurojmë të mos kemi besim te lëvizjet pa udhëheqës. Shih psh: Occupy Wall Street.)

Finalja tradicionale e Luftës Revolucionare te Beteja e Jorktaunit është gjithashtu arbitrare: në 18 muajt që pasuan Jorktaunin, 365 njerëz y vranë, më shumë se sa te betejat Bunker Hill, Leksington, Konkord dhe Kebek të kombinuara. Por nëse zgjasim kohën e luftës, argumenton Raphael, do të nevojitet gjithashtu të shpjegojmë edhe betejat Perëndimore kundër indianëve të amerikës dhe rolin e pakëndshëm të Amerikës së re si një zonë ndërmjetëse mes dy fuqive të mëdha të Europës, Anglisë dhe Francës. (Amerikanët, shkruan ai, “gjithmonë kanë bërë maksimumin për të shmangur ngatërresat europiane.”

Ne natyrisht u përpoqëm të qëndrojmë jashtë Luftës së Dytë Botërore deri sa ajo mbërriti në derën tonë në Pearl Harbor.) Vetë ekzistenca e këtij libri tregon joshjen tonë të vazhdueshme nga një mitologji e tillë: ky është një ribotim me rastin e dhjetëvjetorit të botimit.

Ndërsa libri Mitet Themeluese (Founding Myths) ka për synim të korrektojë në tërësi të dhënat historike, libri i Mathew Seward Zota Natyrë: Themelet Heretike të Republikës Amerikane (Nature’s God The Heretical Foundations of the American Republic) përqendrohet në veçanti te një mit themelues, atë që e kanë sugjeruar studimet nga Instituti Publik i Kërkimeve mbi Religjonin dhe që besohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Partisë së Çajit: mitin që Baballarët tanë Themelues qenë njerëz fetarë dhe se për rrjedhojë, Amerika është një “komb kristian.”

Në fakt, shkruan Stewart, te deizmi, shkolla filozofike e Baballarëve Themelues si Thomas Jefferson, Ben Franklin, dhe John Adams, vlerat dhe të drejtat janë dhuruar për individët jo nga kapriçot e autoritetit supranatyror dhe trashendental, por nga autoriteti natyror, ligjet e brenshme të universit. “Ne jemi dhe gjithmonë kemi qenë burimi i autoritetit tonë… ne qeverisim veten jo përmes akteve të besimit por përmes akteve të mirëkuptimit.” Të menduarit ndryshe nga kjo i hap rrugën fashizmit dhe diktaturës. “Nëse ne do ta gjejmë veten mirënjohës ndaj ndonjë autoriteti tjetër të imagjinuar, kjo do të thotë se ne thjeshtë kemi ndërtuar kushtet për servitudin tonë.”

Shumë nga dokumentet themeluese, janë, dukshëm, të veshur me gjuhë kristiane. Fjalia hapëse e Deklaratës së Pavarësisë është e tillë: :Kur në Rrjedhën e ngjarjeve njerëzore bëhet e nevojshme për një popull… të marrë mes fuqive të tokës, pozicionin e ndarë dhe të barabartë të cilin ia kanë dhënë Ligjet e Natyrës dhe Natyra e Zotit.” Por kush është ky “Zoti i Natyrës”? Pra, në çfarë mase Baballarët Themelues e konsideronin veten besnikë ndaj versionit të Kristianizmit që dominonte në Amerikë në atë kohë? Jo shumë, konkludon Stewart pas një dekade të tërë kërkimore, Deizmi, argumenton ai vazhdimisht “është në fakt funksionalisht i pandashëm nga ajo që ne mund ta quajmë sot ‘pantheizëm’; dhe panteizmi është me të vërtetë thjeshtë një fjalë shumë e bukur për ateizmin.” Ajo e tyra është luftë fjalësh.

Kjo është një luftë që ka rëndësi. Që nga viti 1997, e djathta ka bërë një përpjekje këmbëngulëse dhe të koordinuar për të kaluar shumë lloje ligjesh që ripërcaktojnë termin “liri fetare” në një mënyrë që ajo po bëhet drejtpërsëdrejti kontradiktore me të kuptuarit dhe synimet që kishin themeltarët. Nga pikëpamja retorike, këto ligje dhjeshtë ofrojnë mbrojtje ekstra për lirinë e fesë dhe zbatohen për çdokënd, pavarësisht nëse janë Evangjelistë, Katolikë, Spiritualistë apo Bahai. Por në praktikë, siç është vërejtur në 18 shtete që kanë miratuar variante të këtij ligji, Akti i Restaurimit të Lirisë Fetare po i lejon njerëzit të pretendojnë përjashtime për arsye fetare nga të gjitha llojet e tjera të ligjeve që synojnë të mbrojnë çdokënd. (Një raporti i Qendrës për Progres Amerikan thotë “një koalicion i organizuar i përbërë nga evangjelistë konservatorë, peshkopë Katolikë, Mormonë, Hebrenj Orthodoksë dhe të tjerë [të cilët] janë angazhuar në një fushatë për të pretenduar një monopol mbi liritë fetare.”)

Ndoshta shembulli më i qartë i këtij ripërkufizimi ndodhi në Teksas më 2010, ku Pat Robertson – themelues i Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi mbrojti një shofer autobuzi i cili hodhi në gjyq qeverinë me akuza civile se ai qe detyruar të jepte dorëheqjen si shofer autobuzi pasi pati refuzuar të ndalojë një grua te qendra shëndetësore e Planifikimit Familjar, në stacionin e përcaktuar, për shkak se ai pretendoi se një veprim i tillë shkelte besimin e tij fetar si një “ministër kristian.” Themeluesit argumentohet se e shihnin religjonin si çëshje e sferës private, si e drejta natyrore e çdo individi për liri mendimi. Por me përpjekje të vazhdueshme, e drejta është përkthyer efektivisht në “liri fetare” si “e drejta e konservatorëve kristianë për të imponuar religjonin e tyre privat mbi diskutimin publik”. Tashmë, Gjykata Supreme i ka dhënë të djathtës një fitore të stërmadhe për kuptimin e këtij termi.

Për të dalë në konkluzionin se Amerika është një “komb Kristian,” siç këmbëngulin shumë konservatorë Kristianë, kjo nënvlerëson njëkohësisht radikalizmin e ideve mbi të cilat u themelua republika dhe, më e rëndësishmja, burimin e fuqisë kombëtare të vazhdueshme. Kjo fuqi, sipas Stewart, është aftësia e liberalizmit për të zbatuar progres – sido që ngadalë – përmes ideve si barazia, liria dhe sovraniteti popullor

Stewart, më së shumti i njohur për historinë filozofike të Leibniz dhe Spinoza, “Oborrtari dhe Heretiku” i jep deizmit cilësitë e rrënjëve serioze historike. Ai e gjurmon këtë lidhje të filozofisë radikale nga Epikuri, përmes Lukrecit te Hobbes, Spinoza, Locke dhe te Jefferson, siç është dëshmuar te Deklarata e Pavarësisë.

Zota Natyrë është një histori filozofike e stërmadhe dhe ambicioze që punon për të ripërcaktuar blloqet e vërteta të ndërtimit të shoqërisë sonë Amerikane. Kjo është ekzaktësisht ajo që e drehta fetare ka qenë për dekada deri tani: ripërkufizimi i termave të debatit. Për ata prej nesh që janë tmerruar nga perversioni që ka rrjedhur nga ideja e “lirisë fetare” siç bëhet e ditur nga vendimi Hobby Lobby, përppjekjet e Stewart janë me pasion, fisnike dhe të nevojshme. Thjeshtë që ato ndjehen se janë pak vonë tashmë.

Ray Raphael është shumë e ndërgjegjëshme se historitë kanonike të Luftës Revolucionare do të vijojnë të mbeten. “Kolektivisht, përsëritja e mërzitshme qëndron te identifikimi që ne i bëjmë tregimit amerikan, trashëgimisë sonë,” shkruan ai te Mitet Themeltare. Dhe trashëgimia është e rëndësishme. “Por trashëgimia nuk është histori edhe pse në disa raste ato mbivendosen. Trashëgimia e vendos të shkuarën në shërbim të të tashmes; historia e sheh të shkuarën në kuptimin e të shkuarës.” Të kuptuarit e të shkuarës në termat e të shkuarës nuk ka qenë gjithsesi kurrë e lehtë dhe ne pranojmë në heshtje një interpretim të caktuar të historisë duke marrë përsipër vetë rreziqet. Por do të qe çmenduri të mendosh se ka vetëm një numër të caktuar termash me të cilat ne duhet të interpretojmë faktet.

Pyetja nuk është që a duhet të përdorim ne të shkuarën për të kuptuar të tashmen apo për të imagjinuar të ardhmen. Ne duhet të përdorim të shkuarën si burim, qoftë edhe për faktin se kjo është gjithçka kemi. Pyetja është: Për çfarë duhet ta përdorim historinë? Për të përmirësuar republikën tonë adoleshente apo për të justifikuar perversionet tona të lirisë dhe barazisë?

* Brook Wilensky-Lanford is the author of Paradise Lust: Searching for the Garden of Eden, contributor to Religion Dispatches, and editor-in-chief of the online religion magazine Killing the Buddha.

You may also like...