Guidë: Lokalet më të përshtatshme për të lexuar në Tiranë

“Një libër është një dhuratë që vazhdon t’ju befasojë sa herë e hapni” – Garrison Keillor

Ivana Dervishi

Kjo është një guidë leximi për të gjithë libërdashësit që kërkojnë gjithnjë një hapësirë të këndshme për të kaluar disa minuta apo orë të ditës, nën shoqërinë e njerëzve më të mençur dhe më argëtues të këtij shekulli apo së gjithë historisë njerëzore.

Personalisht nuk më ka pëlqyer shumë leximi i një libri në shtëpi, aq më tepër në orët e paradites, kur qielli është i kaltër dhe njerëzit që u gëzohen ditës me diell duken më gazmorë. Pas endjeve për të gjetur disa lokale, ku arratisem për pak kohë në faqet e librave e i largohem e afrohem njëherësh realitetit, vendosa të ndaj përvojën time të leximit nëpër lokale të ndryshme në Tiranë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, me shpresën dhe dëshirën që të ndihmojë këdo që dëshiron të shijojë kafenë në shoqërinë e një libri.

Këshilla si të zgjidhni vendin tuaj ideal për të lexuar:

  1. Gjeni një vend me diell

Drita e diellit do t’jua ngrohtë zemrën dhe ndriçimi do t’ju sigurojë dritën që ju duhet për të lexuar. Në stinën e verës, mund edhe ta shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me diellin duke zënë një qoshe në hije. E nëse është dimër, atëherë, kjo është këshilla numër një që duhet të kini parasysh.

  1. Përzgjidhni një libër tërheqës

Nëse po lexoni një libër klasik, lokalet e mbyllura nuk janë të përshtatshëm, gjithçka do t’ju duhet është një vend më i qetë. Fillojeni me libra që nuk krijojnë shumë vështirësi dhe nuk kanë nevojë për sforcim mendor.

  1. Muzika që do t’ju shoqërojë është e rëndësishme

Shpesh ambientet e lokaleve janë të zhurmshme. Këtë sigurisht, nuk e shmangim dot. E nëse doni të lexoni një libër qetësisht pa u shpërqendruar nga muhabetet e njerëzve në tavolinën ngjitur, ju sugjeroj të dëgjoni muzikë me kufje. Ka dy mënyra për të dëgjuar muzikë: radio dhe pajisje teknologjike si mp3; mp4; iPod. Në lidhje me radion, stacionet që sugjeroj (sipas preferencave të mia muzikore) janë 101.2 për muzikë xhaz; 100.8 për muzikë të përzgjedhur ndër vite dhe pa reklama; 106.3 për muzikë të huaj ritmike dhe 96.1 për të njëjtën rrymë muzikore.

  1. Qëndroni larg nënave me fëmijë dhe grave që duket se i shqetëson diçka

Përpiquni të gjeni një tavolinë larg personave që përmenda më lart si dhe vajzave që kanë nisur biseda në celular, veçanërisht nëse ky është një smartphone, iPhone, ka më shumë gjasa që ato t’ia marrin shtruar, thjesht prej faktit se kanë naze dhe s’mund ta pranojnë se kanë një celular 800 mijë lekësh në dorë dhe askënd në krah. Nëse nuk doni të bezdiseni nga tymi i cigareve, shikoni me vëmendje më parë vendin ku do të uleni, duke i hedhur një sy të shpejtë tavolinave rreth e përqark nëse mbi to ka paketa cigaresh.

  1. Mos zgjidhni mjedise të mbyllura

Do t’ju mbysin me gumëzhitjen e bisedave dhe tyminqë del nga cigaret e duhanpirësve. Oksigjeni i pamjaftueshëm do t’jua vështirësojë procesin e leximit dhe do t’jua bëjë të vështirë rehatinë. Ju sugjeroj lokale me kopshte ose tavolina jashtë.

  1. Kushtojini rëndësi muzikës së lokalit

Nuk do të donit t’ju interferonte me atë që po dëgjoni dhe bëni mirë të mos keni pranë volumin më të lartë. Zhanri i muzikës do t’jua bënte më të lehtë përzgjedhjen.

  1. Kurrsesi mos u ulni buzë rrugës

Aaaahhhh! Njerëzit që kalojnë nëpër rrugë do t’ju shpërqendrojnë. Merrni parasysh edhe makinat dhe gazinqë çlirohet nga djegia e karburantit. Për më tepër, tavolinat buzë rrugës mund të jenë vendi i duhur për atë që dëshiron të lexojë.

  1. Mos u ulni në lokale të njohura, të vogla dhe shumë të frekuentuara

Nëse keni vendosur të uleni brenda një lokali, qëndroni larg banakut. Zhurma e ekspresit dhe përplasja e një pjese të tij për të nxjerrë kafenë e përdorur, e largon lexuesin nga bota e librit.

  1. Mos shkoni në parqe publike

Nuk do të keni shërbim, nuk do të mund të përqendroheni për të lexuar dhe nga ana tjetër, insektet do të nisin t’ju gudulisin e bezdisin në trup. Për më tepër njerëzit rreth e qark, ulur stolave, që shijojnë hapësirat e gjelbra, me apo pa dashje, do t’ju tërheqin vëmendjen…

10. Mos e përfundoni kurrë një libër në lokal

Ruajini faqet e fundit për një vend intim. Mbarimi i një libri është i ngjashëm me dhënien e lamtumirës një njeriu të afërt. Mund të ndjeni dëshirën të lotoni apo ta puthni librin, gjë që do t’ju merrnin për të çmendur në një lokal.

11. Fillimi s’është i lehtë

Shpesh njerëzit shikojnë me habi kur në karrigen pranë teje s’është askush e ti flet e mendon me vete teksa mban një libër në dorë. Mund t’ju ndodhë që të haseni me njerëz që do t’ju ngulin sytë me kureshtje duke u përpjekur të lexojnë ndonjë shkronjë nga titulli. Nëse doni të lexoni në paqe, mos e lodhni mendjen për ato që mendojnë të tjerët rreth jush.

12. Paguani faturën 😛

Mund të ndodhë që të jeni përfshirëaq shumë brenda librit, sa t’ju duket normale që thjesht të largoheni: mos e bëni! Kontrolloni faturën për të kuptuar nëse është porosia juaj dhe nëse mundeni, lini një bakshish.

13. Kafe-libraritë jo gjithmonë janë komode

Ato janë mbushur me njerëz që bëjnë muhabet me nga një libër përpara ose me njerëz që i frekuentojnë pa e kuptuar se janë për leximin e librave. Fundja gjithkush është i lirë ta kalojë siç e dëshiron kohën e tij.

 

Klasifikimi:

  1. Social Bar

10295736_10152121125473061_3838008026494370703_n

Ambienti, shërbimi, drita dhe qetësia e këtij bari, janë arsyet përse renditet në krye të klasifikimit. Çmimi i arsyeshëm dhe muzika relaksuese e bëjnë zgjedhjen e duhur për leximin në orët e paradites. Tregohuni të kujdesshëm që të mos uleni në dy tavolinat e përparme, për të mos u shqetësuar nga parkimi i makinave përballë.

 

  1. 10364563_10152121124653061_869349714_nSky Tower

Ju pëlqen të lexoni libra qiellor në një vend që i largohet shumë tokës? Sky Tower është vendi i duhur për të lexuar në paqe dhe mes reve. Kur të përfundoni së lexuari, do ta gjeni veten në një pikë të ndryshme nga ajo ku e filluar kafenë. Një mjedis i tillë, meriton një shpërblim po aq jotokësorë, por çmimi do t’ia vlejë.

  1. E Për7shme Kafe Librari

10362981_10152121124843061_934585010_nKy është vendi i duhur për të shkuar nëse nuk keni me vete një libër, dhe do të dëshironit të lexoni. Ka një bibliotekë të pasur me tituj të rinj e të vjetër dhe porosia është shumë e mirë. Është një vend i mirë për ata që kërkojnë wireless dhe një kohë të këndshme. Por ka shumë dendësi njerëzish dhe zhurmash.

 

  1. 10363500_10152121124938061_1176275238_nVila Amsterdam

Nëse do të preferonit një mjedis komod dhe të qetë, ky lokal është një nga mundësitë e një zonë të mirë të Tiranës. Vendndodhja është e favorshme për të zgjedhur midis diellit dhe hijes, por qetësia mbizotëruese është ajo që e bën këtë vend të përshtatshëm për një lexues. Me afrimin e orëve të drekës, do të tundoheni prej aromave të restorantit që është pjesë e lokalit.

  1. Dreri

10342712_10152121124858061_690997106_nKy është një lokal i ndodhur në anën lindore të kodrave të liqenit, i cili do t’ju afrojë shumë me natyrën, gjelbërimin dhe ajrin e pastër të pemëve.

Shërbimi është i mirë, duke përjashtuar pasaktësitë e faturës dhe ujin e çezmës që shërbehet edhe kur porosit një shishe “të pahapur”. Frekuentojeni

 

  1. 10356547_10152121125043061_686407215_nZona

Oborri i jashtëm i këtij lokali, ofron një mundësi të mirë leximi nën rrezatimin e diellit dhe qetësinë e krijuar nga mungesa e klientëve. Mund të lexoni të pa shqetësuar dhe të përqendroheni në faqet e librit teksa shijoni porosinë. Megjithatë një këshillë praktike: paguajeni kamerierin paraprakisht për të shmangur kontrollin e vazhdueshëm nga brenda-jashtë.

  1. 10356517_10152121125103061_406827487_nVogue

Një bar i njohur në zonën e ish-Bllokut, i cili është mbi të gjitha edhe shumë i frekuentuar. Pavarësisht kësaj, nuk do ta keni të vështirë të rehatoheni në leximin e një libri. Për të qenë të kënaqur me porosinë që do t’ju shërbehet, bëni mirë të kërkoni diçka të mbyllur, sepse shërbimi nuk është pika e fortë e këtij bari.

  1. Kompleksi Taiwan

10364219_10152121125108061_1964017381_nVendndodhja e këtij kompleksi është një nga arsyet përse mund të konsiderohet si i përshtatshëm për të lexuar, pasi nuk është e nevojshme të lodhesh për të gjetur një lokal, kur je diku në qendër. Nuk futet tek më të mirët, për shkak zallamahisë së përgjithshme të njerëzve, por mund t’ju shërbejë nga aspekti praktik.

 

  1. 10344902_10152121124908061_230387402_nKinema Millenium

Gjelbërimi dhe qetësia është pika e fortë e këtij bari që shtrihet në një hapësirë të lulëzuar dhe jo larg qendrës. Mund të lexoni në paqe për sa kohë shmangni anën e majtë, ku gjendet edhe një park lojërash për fëmijë. Avantazhet e gjelbërimit, diellit dhe qetësisë relative, neutralizohen nga shërbimi jo shumë i mirë dhe infrastruktura jo e rehatshme e lokalit.

10346942_10152121125173061_1246057798_n10. Natyra

Natyra është e pazëvendësueshme dhe e pakrahasueshme. Në Tiranë natyra, që prezantohet nga kodrat e liqenit, një park në Sheshin Skënderbej dhe Parku Rinia, të ofron qetësinë mendore, por jo atë fizike. Çka dua të them, është se gjithnjë do të ketë prani njerëzore kur përpiqesh të lexosh në natyrë mes pemëve apo në një stol. Ose do të shpërqendroheni nga bisedat e njerëzve që janë ulur pranë jush, ose nga ato të kalimtarëve, ose prej shikimit jo të rehatshëm të të moshuarve apo personave të pashoqëruar. Megjithatë, gjithçka është në dorën tuaj.

10369214_10152121145163061_8132244309386975571_n

P.S Eksploroni të tjera lokale dhe gjeni vendin tuaj të preferuar. Mundësitë janë të pafundme dhe çdo ditë hapet nga një lokal i ri, i gatshëm t’ju shërbejë. Na shkruani më poshtë për vendet tuaja të preferuara për të lexuar.

You may also like...