Harmonia fetare e Spanjës së Mesjetës si udhërrëfyes për të tashmen dhe të ardhmen

Historia e Kordobës përbën shpesh sot një argument për idenë se Europa me Islamin mund të bashkëjetojnë pa patur nevojë të luftojnë, ndërkohë që historianët janë të ndarë në debatin nëse harmonia fetare ka ekzistuar me të vërtetë në Spanjën e Umajadëve. Nga ana tjetër, bota muslimane po e sheh Kordobën si një ladvi e humbur, ndërsa një numër biznesesh spanjolle po përpiqet të maksimizojë të shkuarën islamike për ta pozicionuar Spanjën si kryeqendër e prodhimeve hallall në Europë.

ERIC CALDERWOOD, Foreign Policy

Murgeshat po vizitojnë xhaminë e Kordobës më 14 tetor 2014. GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Murgeshat po vizitojnë xhaminë e Kordobës më 14 tetor 2014. GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Pjesa e Parë: Rikonkuista e Xhamisë së Kordobës

Pjesa e Dytë: Lufta për identitetin e xhamisë-katedrale të Kordobës

Pjesa e tretë

Historianët janë të ndarë sot mbi debatin nëse Kordoba e Umajadëve qe me të vërtetë apo jo një vend tolerance të jashtëzakonshme. Studiuesit që po shpresojnë të deflacionojnë reputacionin e Kordobës si një model për harmoninë ndërfetare tregojnë raste të tilla si “martirët e Kordobës” – kristianë që u ekzekutuan në qytet në shekullin e nëntë për fyerje publike ndaj Islamit. Shumë historianë mund të theksojnë gjithashtu se është anakroniste të përdorësh konceptin modern të “tolerancës” për të përshkruar marrëdhëniet shoqërore të të shkuarën mesjetare.

Megjithatë ka dukshëm raste bindëse për jetën ndërfetare nga Spanja e periudhës Islamike. Ata që duan të lavdërojnë al-Andalusin si parajsë multifetare tregojnë për figura të tilla si Hasdai libn Shaprut, një hebre i Kordobës së shekullit të dhjetë, i cili shërbeu si këshilltar personal, mjek dhe diplomat për kalifin Abd al-Rahman III (i cili sundoi nga viti 912 deri më 961). Hasdai qe gjithashtu bamirësi i shkrimtarit hebre Dunash ben Labrat, i cili adaptoi metrikën dhe temat e poezisë arabe në hebraisht për t’i hapur rrugë epokës së artë të poezisë hebraike. Dunashi i nxiti bashkëkohësit e tij hebrenj të Andaluzisë kështu: “Lëreni Skripturën të jetë Edeni juaj dhe librat arabë streha juaj në parajsë.”

E vërteta, gjithsesi, është që ne i bazojmë pretendimet tona mbi marrëdhëniet ndërfetare në Kordobën islamike mbi të dhëna arkivore shumë të pakta që na japin vetëm pak shenja iluzive të asaj se si qe jeta e përditshme me të vërtetë në qytet. Mënyra se si ne i bashkojmë këto fragmente për të bërë histori mbi të shkuarën varet nga sasia e arkivave që kemi në dispozicion si dhe nga shpresat, dëshirat dhe idealet që ne krijojmë mbi të shkuarën.

Nëse ishin apo jo Hasdai dhe Dunash raste shprejëse të kulturës mesjetare të Kordobës apo thjeshtë përjashtime, jetët e tyre vijojnë të na flasin ne pikërisht për shkak se janë në kundërpeshë me botën tonë, me konfliktet tona të shumta mes muslimanëve, hebrenjve dhe kristianëve. Në fund, konkluzioni mbi tolerancën e Kordobës Islamike na tregon se më shumë për kohën kur jetojmë se sa mbi të shkuarën mesjetare.

Ideja e një Kordobe dikur multikulturore dhe tolerante është bërë edhe më e fuqishme në epokën e pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur ajo ka shërbyer shpesh si kundëragrument për mentalitetin e “konfliktit të qytetërimeve” që mbizotëroi gjatë epokës së “luftës kundër terrorit” të presidentit Bush. Presidenti amerikan Barack Obama përmendi “traditën krenare të tolerancës” të Kordobës në fjalimin e tij të famshëm në Kajro më 2009. Duke luajtur në të njëjtën temë të tolerandës, udhëheqësi musliman që kërkon të debatueshmen “Xhamia Pika Zero” në Nju Jork, Imami Feisal Abdul Rauf, bëri thirrje që qendra e kulturës islamike e propozuar të quhet “Shtëpia e Kordobës”. Emri, shkroi ai në librin e tij Mali që Lëviz, synon të rikujtojë vendin dhe kohën në të cilën “hebrenjtë, kristianët dhe muslimanët jetonin në atë që në atë kohë qe shoqëria më e ndriçuar, pluraliste dhe tolerante në botë.”

Ideja e tolerancës së Kordobës është bërë themeli për një strategji të fuqishme marketingu për ish kryeqytetin e Kalifatit. Në të njëjtën kohë kur identiteti islamik i xhamisë-katedrale është i kërcënuar, udhëheqësit e biznesit dhe kulturës në Kordoba po punojnë për ta bërë qytetin një destinacion madhor për turizmin musliman dhe si prodhuesin kryesor europian të shërbimeve të ushqimeve hallall. Sipas një raporti të publikuar nga THomson Reuters dhe kompania e konsulencës DinarStandard në dhjetor, tregu botëror i muslimanëve shpenzoi 140 miliardë dollarë për udhëtime në vitin 2013, duke zënë 11.5 për qind të të gjitha shpenzimeve botërore për udhërime, si dhe 1.3 trilionë dollarë për ushqime, ose 17.7 për qind të shpenzimeve botërore. Me rritjen e konkurrueshmërisë botërore për një pjesë të asaj që raporti e cilëson si “tregu botëror i stilit të jetesës islamike,” Kordoba dhe Granada, dy qytetet më emblematike të al-Andaluzit, po e pozicionojnë veten për të udhëhequr Spanjën në këtë treg të ri. Qeveria e qytetit të Kordobës ka hyrë në partneritet me shumë organizata muslimane spanjolle për të propozuar krijimin e një grupimi hallall në Kordoba, i cili, thonë ato, do të mikpresë rreth 1,300 biznese të përkushtuara te ushqimet dhe shërbimet hallall në një rajon ku papunësia rrotullohet në rreth 34 për qind.

Kur Instituti Hallall, i cili certifikon ushqimet dhe produktet hallall në Spanjë, shpalli projektin “Hallalli i Kordobës” në faqen e vet të internetit vonë më 2014, ai sugjeroi se e shkuara multikulturore e Kordobës e bënte këtë qytet shtëpi të natyrshme të projektit: “Në imagjinatën kolektive të muslimanëve, Kordoba është një pikë historike reference e qytetërimit islamik në Perëndim dhe, për rrjedhojë, ajo që ne kërkojmë kur ne vizitojmë këtë qytet është që të gjejmë një vend që mbart vlera të tilla si mirëkuptimi, respekti i ndërsjelltë, liria fetare dhe diversiteti.”

Marka Kordoba ka krijuar gjithashtu hapësirë për agjencitë turistike spanjolle që janë përqendruar ekskluzivisht për turizmin nga muslimanët në Spanjë. Shumica e klientëve të agjencisë me bazë në Madrit Nur and Duha vijnë nga Azia Juglindore apo vendet e Gjirit Persik, thotë Flora Sáez, drejtoreshë e agjencisë dhe një spanjolle e konvertuar në muslimane. Për klientët e saj, tha Sáez, Kordoba është “një mit,” i cili simbolizon “të shkuarën, shkëlqimin e humbur.” Ajo tha, “ne kemi parë shumë nga klientët tanë të qajnë nga emocionet kur kanë vizituar Xhaminë e Kordobës.”

Andalucian Routes, një agjenci tjetër turistike, punon më së shumti me grupe të rinjsh muslimanë nga vendet Perëndimore. Drejtori i agjencisë, Tariq Mahmood, ka lindur në Pakistan dhe është rritur në Birmingam, Angli. Ai udhëtoi për herë të parë në Spanjë si një adoleshent në një udhëtim me shokët. Në atë kohë, thotë ai, qe duke përjetuar një “krizë identiteti” për shkak se nuk ndjehej i pranuar në shoqërinë Britanike.

Vizita te trashëgimia islamike e Spanjës i dha atij “lidhjen e munguar nga identiteti im Aziatiko-Islamik dhe identitetit tim Perëndimor.” Ai beson se udhëtimi në Spanjë mund të ndihmojë muslimanët e Europës të shohin se “nuk ka kontradiktë” mes të qenit musliman dhe të qenit Europian.

You may also like...