Hartë e sajuar

Një metodë e menaxhimit të zonave zgjedhore me synimin për të minimizuar peshën e votave të kundërshtarit dhe për të maksimizuar peshën e votave të një partie të caktuar. U kthye në shqetësim veçanërisht në vitin 2001, kur Partia Socialiste kreu një hartë elektorale të tillë ku me 40 për qind të votave popullore, arriti të marrë 50 për qind të mandateve për deputet.

Në vitin 2005, në një situatë të çuditshme, Partia Demokratike arriti të krijojë një hartë që i shkonte për leverdi asaj dhe që qe pjesë e kompromisit politik të vitit 2003, ku praktikisht Partia Socialiste hoqi dorë nga pushteti dhe pranoi një tranzicion të butë të pushtetit drejt të djathtës. Shih: Gerrimandering. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...