I indinjuari

I Indinjuari apo I Indinjuari i Përhershëm apo I Indinjuari I Parlamentit janë referencë për deputetin Erjon Braçe, veçanërisht kur ky i fundit vijoi të sillej si i indinjuar edhe pasi partia e tij mori pushtetin në vitin 2013. Pasi shprehu indinjatën e tij në një pafundësi rastesh gjatë kohës që qe në opozitë, ai vijoi të shprehej i indinjuar edhe kur u bë deputet maxhorance pas vitit 2013, por kësaj here, indinjata e tij u shkaktua nga një varietet faktorësh dhe aktorësh të ndryshëm nga qeveria, si opozita, aktivistët, qytetarët dhe në fund, indinjata e tij shpërtheu ndaj gazetarëve, ndaj të cilëve nuk nguronte t’iu indinjohej drejtpërsëdrejti me argumentin se nuk kishin sy për të parë sukseset e qeverisë.

Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...