Indeksi i vijës së kofshës, kur rritet bursa, shkurtohet minifundi :)

Në vitin 1926, një profesor amerikan me emrin George Taylor, krijoi teorinë e indeksit hemline, (vija mbi gju apo vija mbi kofshë), në të cilën argumentonte se ecuria e çmimeve të aksioneve në bursë i paraprin dhe shkakton ecurinë e asaj që konvencionalisht nga shoqëria konsiderohet si fund apo minifund me gjatësi të pranueshme.

Pra, sipas logjikës së tij, kur çmimet e aksioneve në bursë rriten, fundet bëhen më të shkurtra dhe anasjelltas, kur ato ulen, fundet bëhen më të gjata. Kjo u konsiderua për shumë dekada si një legjendë, megjithëse është e logjikshme se në një kohë të vështirë lufte, fjala vjen, njerëzit, qofshin burra apo gra, janë më të kujdesshëm me veshjet.

Teoria bazohet në logjikën konvencionale, e cila sugjeron se në kohë të vështira ekonomike, gratë, të cilat tradicionalisht goditen më rëndë nga kriza, nuk e kanë të lehtë të vishen në mënyrë provokuese, ndërsa në kohëra më të lumtura, diçka e tillë është tërësisht e pranueshme. Në vitin 2010, një studim empirik nga shkolla ekonomike Erasmus në Roterdam të Holandës, doli në konkluzionin se kjo teori është e vërtetë. U analizuan të dhëna të disponueshme që nga viti 1921 mbi ekonominë dhe gjatësitë e fundeve apo minifundeve të prodhuara dhe rezultati ishte bindës. Përmirësimi ekonomik i paraprin me tre vjet shkurtimit të fundit apo minifundit të grave.

E pra, nëse duam të shohim nëse ka krizë vërdallë, ndoshta do të na mjaftojë të shohim sesa i gjatë është minifundi i vajzave.

You may also like...