Interes Real Negativ

Gjendje ekonomike në të cilën normat e interesit të ofruara për depozitat janë efektivisht më të ulëta se sa norma mesatare e inflacionit, gjë që sjell që mbajtësi i depozitës të marrë pas maturimit të saj një vlerë reale më të ulët se sa kishte në çastin kur e krijoi depozitën. Në rast se interesi vjetor për një depozitë vjetore në lekë është, fjala vjen, 1 për qind, ndërsa inflacioni është 2 për qind, atëherë vlera reale e depozitës në çastin e maturimit të saj do të jetë 1 për qind më pak se sa në çastin e vendosjes, pavarësisht se në terma nominalë depozita është shtuar me 1 për qind.

Shqipëria është përballur me normë negative të interesit real të depozitave në vitin 1997, si dhe në vitin 2015. Fjalorthi Ekonomik


Në grafik, interesi mesatar i depozitave i llogaritur nga Banka e Shqipërisë për periudhën gusht 1995 – nëntor 2015, krahasuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit të matur nga Instituti i Statistikave për të njëjtën periudhë si dhe interesi real i llogaritur si zbritje e normës së inflacionit nga interesi nominal.

Grafiku poshtë, shikim më nga afër, shikim më i afërt i periudhës 2014-2015. File Excel me të dhënat

You may also like...