Kamxhikë, zinxhirë dhe kapitalizëm: Ja se për çfarë flet Pesëdhjetë Hijet e Grejit

A duhet ta luftosh elitën apo duhet të bashkohesh me të?! Pesëdhjetë Hijet ka një përgjigje për këtë: Bashkohu me ta. Filmi është një denoncim pa frymëzim i kësaj faze të vonë në kapitalizmit, ku kushtet barbare pranohen dhe ti mëson të vuash kamxhikun e të pasurve – dhe pretendon se të pëlqen.

grey-insertLynn Stuart Parramore, Reuters

Shkrimtarja E.L.James ka këmbëngulur shpesh se Pesëdhjetë Hijet e Grejit është shumë popullor jo për shkak të takëmeve gudulisëse të transgresionit, por për shkak se ajo tregon një histori të thjeshtë dashurie për të gjitha kohërat. Por kjo është një romancë për një epokë të caktuar – një kohë pabarazie në rritje. Rendi shoqëror po shpërbëhet duke lënë rrënoja masive njerëzore pas. Ëndrrat për dashuri kthehen në fantazi të pushtetit – kush ka dhe çfarë mund t’i bëjnë atyre që nuk kanë.

Kur siguria zhduket dhe lidhjet shoqërore shkatërrohen, personazhet imagjinare hyjnë në botën e re (a)normale e cila shpesh mund të përmbajë kamzhikë, pranga dhe burra me kostume të shtrenjta e me buzëqeshje misterioze. Varianti filmik i librit të parë Pesëdhjetë Hijet është më pak një britmë ndaj torturës se sa një rënkim – ose, që të jemi më të saktë, një përqeshje e të sëmurit për dashuri.

Epoka të tjera me pabarazi të theksuara në nivelin e pushtetit i kanë hapur rrugën fantazive të gjalla sadomazokiste, të tilla si romanet e fundit të shekullit të 18 të populistit Markezi Dë Sad (Marquis de Sade), tregimet e së cilit për dhimbje dhe lidhje tingëlluan gjatë një kohe kur klasa pronare e Francës i kishte çizmet fort të ngulitura në qafat e proletariatit. Ëndrrat për transgresion bëhen fantazi çlirimi nga forcat brutale socioekonomike.

Dakota Johnson dhe Jamie Dornan te filmi “Pesëdhjetë Hijet e Grejit”. Foto kortezi: Courtesy of Universal Pictures.

Dakota Johnson dhe Jamie Dornan te filmi “Pesëdhjetë Hijet e Grejit”. Foto kortezi: Courtesy of Universal Pictures.

Epoka jonë e pabarazisë filloi në vitet 1970, kur kapitalistët e uritur për pushtet filluan të sulmojnë Marrëveshjen e Re, e cila pati mbrojtur nënshtetasit e zakonshëm nga elitat predatore. Në fakt, sadomazokizmi u shfaq në kinema më 1975 me adaptimin e romanit Historia e O, në të cilën një grua stërvitet në nënshtrim seksual kur ajo bashkohet me stafin e një klubi elitar.

Në vitet 1980, viti kur presidenti Ronald Reagan fitoi Shtëpinë e Bardhë, shikuesit i kanalizuan fantazitë sadomazokiste te filmi Nëntë deri në Pesë, ku tri grua punëtore përdorin zinxhirët dhe topthin e gojës te bosi i tyre tiranik. Nga viti 1986, ndërsa ndërsa derregullimi u përhap në Uoll Strit, ne morëm filmin Nëntë Javë e Gjysmë, i cili prezantoi një personazh të ri burse: financierin e paqartë sadist i cili josh dhe abuzon një grua me të ardhura modeste.

Më vonë, filmi i vitit 2013 i Roman Polanski Venera në Pellush bazuar në romanin e shekullit të 19 të Leopold von Sacher-Masoch, paraqet një aktore të klasës së ulët e cila degjeneron dhe dominon një skenarist elitar.

Para dhe pas, historia vijon kështu. A e mposht ti elitën (në kuptimin e drejtpërdrejtë) apo bashkohesh me të?

Posteri i filmit Nëntë Javë e Gjysmë. Wikimedia/Commons.

Posteri i filmit Nëntë Javë e Gjysmë. Wikimedia/Commons.

Pesëdhjetë Hijet ka një përgjigje për këtë: Bashkohu me ta. Filmi është një denoncim pa frymëzim i kësaj faze të vonë në kapitalizmit, ku kushtet barbare pranohen dhe ti mëson të vuash kamzhikun e të pasurve – dhe pretendon se të pëlqen.

Nën rregullat e këtij regjimi të pamëshirshëm, edukimi i një studenteje të ndjeshme të literaturës angleze Anastasia Steele fillon kur ajo intervistohet miliarderin Christian Grey në selinë pompoze të perandorisë së tij botërore në Siatëll. Kur intervistuse pyet për planet e saj pas shkollës, Anastasia belbëzon duke thënë se ajo në fakt nuk ia ka idenë se çfarë do të bëjë. Në fund të fundit, për çfarë mund të shërbejnë studimet e saj për letërsi në këtë qendrër xhami të komandimit të forcave misterioze të tregut, ku gra robotike të hekurosura në perfeksion i shërbejnë padronëve të tyre mbi majat e takave? Kur Christian informon Anastasian se kompania e tij ka një program praktike pune, ajo sheh përreth me dyshim. “Unë nuk mendoj se vlej këtu.”

Ah, ti do të vlesh, shumë mirë, duket sikur thotë buzëqeshja e zbehtë e Kristian.

Ajo do të vlejë për sa kohë heq dorë nga autonomia dhe bie dakord me një kontratë në të cilën ai është padroni dhe ajo është skllavja. Në kuadër të praktikës së punës, Kristiani i ofron asaj rolin kryesor të një të nënshtruare seksuale të tij.

Çmimi i pranimit në botën e ashpër të sipërmarrësit është gadishmëria për të pranuar shuplakat, për t’u prangosur, krahas pranimit të diktatit të tij për çdo gjë, nga çfarë duhet ngrënë deri te cili gjinekolog do rë inspektojë gjenitalet e Anastasias. Në shkëmbim, Kristian në mënyrë arbitrare do t’i ofrojë të mira të ndryshme: një makinë të re, veshje mode dhe shëtitje me helikopterë privatë. Ekzaktësisht 15 gra kanë zënë këtë pozicion para Anastasias, supozohet se u shkarkuan nga detyra sapo loja u bë e mërzitshme. (Ka shpresë që ato i mbajtën rrobat).

Një studente e ndjeshme anglishteje, rezulton që mund të bëhet një e nënshtruar e mirë. Dukshëm, Anastasia është një e apasionuar pas Thomas Hardy-t, romani i shekullit të 19 i të cilit Tesi i D’erbërvillëve  paraqet një grua të varfër dhe të paeksperiencë e cila ëndërron për një jetë më të mirë, dëshirë e cila i sjell përdhunim nga punësuesi i saj i shthurur. Kristiani do t’i dërgojë heroinës sonë të re një kopje të botimit të parë të romanit si një dhuratë. A është kjo një kopje?

“Ka disa njerëz që thonë se unë nuk kam një zemër,” pranon Kristian. “Për shkak se ata më njohin mua.”

Po, ne e njohim Kristianin – edhe pse Anastasia nuk e kupton. Ne e kuptojmë tani që në këtë parabolë të paqëllimtë të ekonomisë së globalizuar, ti ia dorëzon jetën tënde dikujt me para, dhe ai të shkërdhen – ndoshta me xhentilesë fillimisht. Por më vonë, ai sigurohe që të të zhdëpë me kamxhik të shumëfishtë.

Jamie Dornan dhe Dakota Johnson duke luajtur në “Pesëdhjetë Hijet e Grejit. Kortezi e Universal Pictures.

Jamie Dornan dhe Dakota Johnson duke luajtur në “Pesëdhjetë Hijet e Grejit. Kortezi e Universal Pictures.

Kur perspektiva për njerëzit e zakonshëm është gjithnjë e më e zymtë dhe mobiliteti shoqëror ulet, ëndrrat fillojnë të përshtaten dhe zvogëlohen. Në shekullin e 19, tregimet e Jane Austen, personazhe me mundësi shumë rëndë të kufizuara në aftësinë për të përmirësuar situatën e tyre duhej të përqendroheshin te martesa si e vetmja zgjidhje. Sot duket se ne po rikthehemi te kjo paradigmë. Anastasia duket se heq dorë një praktikë pune, e cila ka gjasa do të sjellë asgjë më shumë se sa një vend në togën e nëpunësve fantazma në favor të fitimit të dorës së princit të errësirës dhe largimit të tij nga mënyrat e tij të ndyra.

A mundemi të habitemi për faktin që kjo është fantazia e miliona grave amerikane? E pse nuk duhet që ato të robëruara nëpër vendet e punës me paga të ulëta, të lidhura me rritjen e fëmijëve dhe me shumë pak mbështetje shoqërore apo mundësi për përparim e konsum të joshen nga ëndrra për të pasur furnizime të pafundme me para dhe kohë të lirë gjatë së cilës mund të eksplorojnë seksin e çuditshëm?

E pse nuk do të dëshironin ato të shëtiteshin me helikopterë në vend që të rrinin në jetën rraskapitëse profesionale dhe shtëpiake? T’u hiqet vëmendja nga gudulisjet e mesme në të cilat dhimbja bëhet kënaqësi ndërkohë që prangat kanë në mënyrë të magjishme fuqi çliruese?

Për shkak se Pesëdhjetë Hijet e Grejit, në thelb është një romancë konvencionale, Hirushja në fund do të përjetojë narrativën femërore tradicionale të martesës dhe fëmijëve me princin miliarder. (Ne na duhet të presim realizimin e dy filmave të tjerë për të mbërritur deri këtu.)

Por kjo fantazi kërkon mbyllje sysh. Ti duhet të pretendosh se padroni do të ketë një ndryshim të mrekullueshëm në zemrën e tij. Ti duhet t’ia çmësosh rregullat e fazës së vonë të kapitalizmit: Kënaqësia nuk është kurrë e garantuar.

Përveçse në rast se ti qëllon që je në majë.

You may also like...