Klasa e mesme amerikane po pakësohet

Amerikanët që gjenden në “shtresën e mesme” sipas të ardhurave janë sot më pak nga sa qenë katër dekada më parë ndërsa të varfrit dhe super të pasurit janë shtuar duke polarizuar shoqërinë, raporton Pew Research Center

shtresa e mesme amerikanePas më shumë se katër dekadash gjatë së cilave shtresa e mesme e Amerikës ka qenë forca dominuese ekonomike e shoqërisë, duke përbërë pjesën më të madhe të popullsisë, shtimi i super të pasurve dhe super të varfërve e ka përmbysur këtë situatë, bëhet e ditur nga një studim i ri i Pew Research Center. Në vitin 2015, 121 milionë amerikanë u klasifikuan si shtresë e meste ndërsa 121.3 milionë të tjerë u klasifikuan si shtresë e varfër dhe shtresë e pasur, një ndryshim demografik ky që mund të sinjalizojë një pikë kthese. Studimi i Pew u krye përmes analizimit të të dhënave të qeverisë.

Por në së paku një kuptim, ky ndryshim përfaqëson progres ekonomik: ndërsa pjesa e amerikanëve të rritur që jetojnë në familje me të ardhura të larta dhe ato të ulëta u rritën krahasimisht me rënien e shtresës së mesme mes viteve 1971 dhe 2015, pjesa e amerikanëve me të ardhura të larta është rritur më shumë se sa ajo me të ardhura të ulëta.

Në të njëjtën kohë, gjithsesi, pjesa e të ardhurave që i shkojnë familjeve me të ardhura të larta është shtuar me shpejtësi në krahasim me pjesën e të ardhurave kombëtare që i shkojnë familjeve të mesme për shkak se të ardhurat e të pasurve janë rritur me shpejtësi më të madhe se sa ato të pjesës tjetër të shoqërisë. Më 2015, plot 49 për qind e të ardhurave kombëtare të Amerikës i shkuan familjeve me të ardhura të larta, nga vetëm 29 për qind që i shkonin në vitet 1970. Pjesa që i shkoi familjeve të mesme ra në 43 për qind aktualisht nga 62 për qind që qe në vitet 1970.

Rënia më e madhe e familjeve të mesme amerikane është shënuar në shekullin e ri. Më 2014, e ardhura mesatare për familjet e mesme qe 4 për qind më pak se sa në vitin 2000. Për më tepër, për shkak të krizës në tregun e banesave dhe Recesionit të Madh të viteve 2007-2009, pasuria mesatare (e cila llogaritet si pasuri totale minus borxhet), ka rënë me 28 për qind mes viteve 2001 dhe 2013.

Ndërkohë, të varfrit dhe të pasurit kanë shënuar më shumë rritje si numër familjesh. Në shkallën me kuintile, më 2015, 20 për qind e amerikanëve u klasifikuan si të varfër nga 16 për qind që qenë më 1971. Në anën tjetër, 9 për qind e familjeve amerikane u klasifikuan si të pasura, më shumë se dy herë nga 4 për qind që qenë në vitin 1971. Në dy anët, të varfrit pranë shtresës së mesme dhe të pasurit mbi shtresën e mesme kanë mbetur të pandryshuar si numër.

The middle class is losing ground

Këto gjetje u zbuluan nga një analizë e re e kryer nga Pew Research Center nga të dhënat e Byrosë së Censusit dhe Bordit të Guvernatorëve të Rezervave Federale. Në këtë studim ku ekzaminohet ndryshimi i përmasave, përbërja demografike dhe fati ekonomik i klasës së mesme amerikane, “shtresa me të ardhurave të mesme” përkufizohet si amerikanët në moshë madhore të ardhurat e të cilëve janë mes 67 dhe 200 për qind të mesatares kombëtare, e barazvlefshme kjo me 42 mijë deri në 126 mijë dollarë me vlerën e dollarit 2014 për një familje me tre anëtarë. Sipas këtij përkufizimi, shtresa e mesme përbën 50 për qind të popullsisë së Amerikës më 2015, nga 61 për qind që qe në vitin 1971.

Gjendja e klasës së mesme amerikane është aktualisht në zemër të platformave ekonomike të shumë kandidatëve për presidentë në zgjedhjet e vitit 2016. Politikëbërësit janë angazhuar në debate mbi nevojën për të rritur pagën minimale si dhe për politikat që mund të ndihmojnë më shumë në reduktimin e pabarazisë në të ardhura. Ndërkohë, presidenti Barack Obama përdor termin “ekonomiksi i shtresës së mesme” për të përshkruar axhendën e tij ekonomike. Dhe shumë studime të reja kanë vënë gishtin te argumenti se një shtresë e mesme më e madhe ndihmon rritjen ekonomike që ëndërrohet nga vendet e zhvilluara.

Lajmi në lidhje me shtresën e mesme të Amerikës nuk është tërësisht i keq. Megjithëse shtresa e mesme ka njohur rritje më të ngadaltë të të ardhurave se sa shtresa e pasur, të ardhurat e tyre janë rritur gjithsesi me 34 për qind që nga vitet 1970. Kjo nuk është mjaftueshëm e fuqishme si të ardhurat e shtresës së lartë, të cilat janë shtuar me 47 për qind përgjatë kësaj periudhe, gjithsesi është më e madhe se sa rritja 28 për qind që kanë marrë familjet e varfra.

 

Për më tepër, disa grupime demografike kanë ecur më mirë se sa të tjerët duke lëvizur në ngjitje në kuintilet e të ardhurave ndërsa disa grupe të tjera kanë pësuar rënie. Grupimet që kanë bërë progres të dallueshëm përfshijnë amerikanët më në moshë, çiftet e martuara dhe njerëzit me ngjyrë. Pavarësisht këtij progresi, amerikanët më të moshuar dhe ata me ngjyrë janë grupimet më të rrezikuara për të humbur statusin e tyre social në krahasim me popullsinë në tërësi. Amerikanët pa diplomë kolegji janë pjesa më e dëmtuar në lidhje me statusin ekonomik.Who is “middle income” and “upper income”?

Cilët janë në shtresë të mesme?

Në këtë raport “të ardhura të mesme” përkufizohen si familje me të ardhura nga 67 në 200 për qind të të ardhurave mesatare familjare, e llogaritur kjo pasi të ardhurat janë përshtatur me përmasat e familjes. Familjet e varfra kanë të ardhura nën 67 % të mesatares dhe të pasurit konsiderohen ata që kanë të ardhura dy herë më të larta se sa mesatarja.

Të ardhurat që nevojiten për t’u klasifikuar si shtresë e mesme varet nga përmasa e familjes, ku familjet më të vogla kërkojnë më pak mbështetje për të njëjtin stil jetese si familjet e mëdha. Për një familje me tre persona, të ardhurat e mesme konsiderohen se variojnë nga 42 mijë në 126 mijë dollarë në vit. Gjithsesi, një familje me vetëm një person ka nevojë për të ardhura mes 24 mijë dhe 73 mijë për t’u klasifikuar si shtresë e mesme. Për një familje me pesë persona, shtresë e mesme konsiderohet ajo që ka të ardhura mes 54 mijë dhe 162 mijë dollarë në vit.

Pjesa e familjeve të varfra ndahet në dy kategori, më të varfrat e më të varfrave, (të cilat kanë të ardhura më pak se gjysma e mesatares kombëtare) dhe familjet poshtë shtresës së mesme (të ardhurat e të cilës variojnë nga gjysma deri te dy të tretat e mesatares kombëtare. Në vitin 2014, familjet më të varfra me tre persona jetonin me më pak se 31 mijë dollarë të ardhura vjetore ndërsa familjes poshtë shtresës së mesme jetonin me 31 deri në 42 mijë dollarë.

Në të njëjtën mënyrë, shtresa e lartë klasifikohet në familje me të ardhura mbi shtresën e mesme, të cilat kanë të ardhura që variojnë nga dy në tri herë të mesatares kombëtare) dhe super të pasurit që kanë të ardhura mbi tre herë mesataren kombëtare. Më 2014, familjet mbi shtresën e mesme me tre persona kishin të ardhura nga 126 mijë në 188 mijë dollarë ndërsa super të pasurit kishin të ardhura mbi 188 mijë dollarë.

Share of adults living in middle-income households is falling

Të ardhura të mesme apo shtresë e mesme?

Termi “të ardhura të mesme” përdoret shpesh si ekujvalent i termit “shtresë e mesme”. Kjo është veçanërisht e vërtetë mes ekonomistëve, të cilët e përkufizojnë shtresën e mesme në termat e të ardhurave dhe konsumit. Por të qenit shtresë e mesme nënkupton më shumë se sa thjeshtë të ardhurat, psh nënkupton arsim të lartë, punë zyre, siguri ekonomike, pronësi mbi një shtëpi apo pasja e vlerave të caktuara shoqërore dhe politike. Klasa mund të jetë gjithashtu gjendje mendore, pra, mund të jetë thjeshtë vetëidentifikim. (Pew Research Center, 2008, 2012). Ndërveprimi mes këtyre faktorëve ekzaminohet në studime nga 0Hout (2007) dhe Savage et al. (2013), mes të tjerëve.

Ky raport përdor grupimet e familjeve sipas të ardhurave. Për këtë arsye, termi “të ardhura të mesme” përdoret më shpesh. Gjithsesi, “shtresë e mesme” përdoret me raste për shpjegim.

Shtresa e mesme pakësohet

Pjesa e maxhorenëve që jetojnë në familje me të ardhura të mesme po hollohet. Hollimi i shtresës së mesme amerikane ka vijuar që prej katër dekadash. Që nga viti 1971, çdo dekadë ka përfunduar me një pjesë gjithnjë e më të vogël familjesh që jetojnë me të ardhura të mesme nga sa qenë në fillim të dekadës dhe asnjë dekadë nuk duket se e ka përshpejtuar apo nisur rënien e klasës së mesme.

Bazuar në përkufizimin e përdorur në këtë raport, pjesa e të rriturve amerikanë që jetojnë në familje me të ardhura të mesme ka rënë nga 61 % më 1971 në 50 për qind më 2015. Pjesa që jeton me të ardhura të larta është rritur nga 14 në 21 për qind përgjatë kësaj periudhe ndërsa pjesa e të varfërve është rritur nga 25 në 29 për qind. Dukshëm, numri i të pasurve është rritur dy herë më shpejt se sa numri i të varfërve.

Gjithashtu, nëse familjet ndahen në pesë kuintile, atëherë dallohet se në rritje janë kuintili i parë, familjet më të varfra, dhe kuintili i pestë, familjet super të pasura. Pjesa e amerikanëve shumë të varfër është rritur nga 16 në 20 për qind gjatë kësaj periudhe. Njëkohësisht, pjesa e amerikanëve super të pasur është rritur nga 4 në 9 për qind. Kuintilja e dytë dhe e katërt ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Rrjedhimisht, një analizë më e thellë sugjeron se ka një polarizim shumë më të thellë në ekonominë amerikane nga sa duket nga ndarja me tre kategori.

You may also like...