Komploti shqiptar për Kosovën

Breaking News – Ruritania News Agency

Pas precedentit të vendosur nga Kosova për pavarësi të njëanëshme, të përdorur nga Krimeja për të shpallur pavarësinë e saj, Shqipëria po mësohet se do të përdorë precedentin e Krimesë për anëtarësim në Federatën e Rusisë në mënyrë që të përthithë Kosovën nën autoritetin e Tiranës, bëhet e ditur nga burime të mirëinformuar diplomatike dhe ushtarake.

Sipas burimeve, Shqipëria ka hartuar një skenar për të ndërmarrë masa të tilla:

  1. Shqiptarët e Maqedonisë do të kërkojnë ndihmën e Tiranës.
  2. Shqipëria do të dërgojë luftëanijet e saj përmes lumenjve Buna dhe Drin dhe do t’i ngjisë deri në Prizren  nga ku do të kërcënojë me bombardime njëkohësisht Shkupin dhe Serbinë e Jugut.
  3. Tanket Shqiptare do të hyjnë në Kosovë nga Qafa e Prushit, Qafa e Pejës dhe Morina për të kapur pozicione strategjike deri në lumin Ibër.
  4. Së paku 30 mijë ushtarë shqiptarë të armatosur me kazma e lopata, por edhe karafilë, do të kalojnë kufirin dhe do të prezantohen si Ushtria Mbrojtëse e Kosovës. Ata do të penetrojnë në mburojën ajrore të avionit MIG të ruajtur te TEG, i cili do të kamuflohet si avion turistik.
  5. Të katër nëndetëset Shqiptare, Furtuna, Tufani, Vetëtima dhe një e paidentifikuar, do të pozicionohen në Detet Adriatik dhe Jon për të mbajtur nën zap flotat e Greqisë dhe Italisë në rast të ndonjë agresioni të mundshëm.
  6. Fshatarëve të Lazaratit do t’u ofrohet  një vit leje për të mbjellë hashash me kushtin që të garantojnë frontin jugor nga ndonjë sulm i mundshëm nga Greqia.
  7. Në Kosovë do të organizohet me shpejtësi  një referendum ku do të votohet në masën 98.5 për qind pro bashkimit të Republikës së Kosovës me Konfederatën e Fiseve të Ilirisë dhe Dardanisë, ky i fundit do të adaptohet si emri zyrtar i shtetit të ri.
  8. Kosova do të trashëgojë politikën e jashtme të ish-Republikës së Shqipërisë.

You may also like...