Kosova sfidon Shqipërinë, hap qendër të shqipes në Stamboll

Një lajm i rëndësishëm na ka ikur pa e vënë re fare. Në prill të këtij viti, qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Kulturës, hapi një qendër kulturore në Stamboll të Turqisë. E emërtuar “Qendra Kulturore e Kosovës”, kjo zyrë do të ketë për detyrë të japë kurse të gjuhës shqipe falas për komunitetin e shqiptarëve të Turqisë. Ajo financohet nga Republika e Kosovës.

 

Qendra Kulturore e Kosovës në Stamboll. PS. Flamuri shqiptar është paguar me paratë e qeverisë së Kosovës

Qendra Kulturore e Kosovës në Stamboll. PS. Flamuri shqiptar është paguar me paratë e qeverisë së Kosovës

Burime nga Kosova bëjnë të ditur se ministria e Kulturës së këtij vendi i ka bërë ofertë homologëve të tyre shqiptarë për bashkëpunim dhe bashkërendim në krijimin e një rrjeti qendrash kulturore për shumicën dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Qeveria shqiptare mësohet se nuk ka shprehur interes mbi këtë nismë. Shqipëria duket se nuk e sheh të rëndësishme ruajtjen e lidhjeve mes bashkësive të shqiptarëve jashtë vendit me atdheun, ose është shumë e zënë me punë të tjera. Por kosovarët duket se kanë edhe një shqetësim tjetër! Ata nuk parapëlqejnë të shajnë Shqipërinë dhe bëjnë çmos për të fshehur realitetin. Ata nuk bënë zë dhe nuk e bënë publike indiferencën e Tiranës ndaj ofertës për të patur një nivel minimal bashkëpunimi në ndërtimin e rrjetit të qendrave të kulturës shqipe nëpër botë.

Shqipëria është shteti që funksionon me deklarata propagandistike, jo me institucione. Do vite të shkuara, qeveria shqiptare premtoi shpërndarjen e abetareve dhe librave të shkollës për brezat e shqiptarëve që kanë lindur dhe po rriten në emigrim. Por asnjë strukturë konkrete nuk është ngritur deri tani. Thjeshtë lloqe, lloqe, lloqe.

You may also like...