Kriza e kreditit, ose kur politika monetare nuk ka efekt

Në janar 2012, interesat bazë në Shqipëri qenë 4.5 për qind. Sot janë 3.5 për qind. Interesat mesatare të kredive në lekë qenë për periudhën 7 mujore janar korrik 2012, 11.4 për qind. Për të njëjtën periudhë të këtij viti, janë 10.9 për qind. Ndërsa interesi bazë është ulur me 1 për qind, një lëvizje agresive kjo, me shpresë se do të ulen interesat e kredive dhe rrjedhimisht, do të shtohet kreditimi, ka dhënë vetëm një efekt margjinal.

renia-e-interesave-te-lekutPër volumin, as që mund të flitet. Ndërsa Banka e Shqipërisë ndjek politikën e vet agresive të uljes së interesave, volumi i kredisë së re në lekë, jo vetëm që nuk rritet, por përkundrazi, ulet. Në shtatëmujorin e këtij viti, bankat dhanë kredi të re 15 për qind më pak se sa një vit më parë, kur interesat qenë shumë më të larta.

Por ka një fushë ku interesat kanë pësuar ulje. Bonot e thesarit njëvjeçare nga fillimi i vitit 2012 shiteshin për më shumë se 7 për qind. Në ankandin e fundit, u kuotuan në shifrën e pabesueshme të 3.7 për qind. Kjo rënie drastike e interesave të borxhit publik vjen në një kohë kur volumi i huamarrjes së qeverisë është rritur. Thjeshtë duket se ka shumë më tepër kërkesë te borxhi publik pavarësisht faktit se sa shumë është shtuar deficiti buxhetor e huamarrja publike.

Në pamje të parë, duket se politika monetare ka një ndikim të papërfillshëm ose nuk ka ndikim fare te kreditimi në lekë, ndërsa ka një efekt të shumëfishtë te borxhi publik.

Por kjo është një panoramë iluzive. Politika monetare nuk është mjeti i duhur për të interpretuar këtë situatë. Mjeti i duhur është në fakt shkalla e rrezikut.

Shqipëria po përballet jo për herë të parë me një situatë ku një pjesë e kredimarrësve falimentojnë. Mënyra e menaxhimit të procesit të falimentimit do të përcaktojë gadishmërinë e bankave për të dhënë kredi, rrjedhimisht edhe fuqinë e Bankës së Shqipërisë për të patur ndikim në këtë treg. Ky rrezik i shfaqur në rritjen e kredive të këqija dhe në vështirësitë në ekzekutimin e kolateraleve, ka bërë që interesat e kredive të mbeten të larta, volumi i kredive të tkurret dhe interesat e borxhit publik, si streha e fundit përballë rreziqeve, të ulen.

Shqipëria u përball me një situatë të ngjashme në vitin 1998, kur kreditë e këqija nuk u mblodhën për mungesë vullneti politik. Bankave iu ndalua me ligj të kreditojnë në prill 1998 dhe rrjedhimisht për to, investimi në bono thesari u bë burimi i vetëm i të ardhurave. U deshën shumë vite si dhe një proces pastrimi bilancesh të bankave shtetërore që i kushtoi taksapaguesve 200 milionë dollarë, para se tregu i kreditimit të niste nga zero.

Interesi bazë është vetëm një pjesë e kostos që shqiptarët paguajnë kur marrin kredi. Pjesa më e madhe e kostos, primi i rrezikut, nuk ndikohet nga kjo.

A jemi në të njëjtën situatë si më 1998, me ndryshimin e vockël që kësaj here nuk ka një rregullore të BSH për t’i shpallur bankat të paafta për të kredituar, por bankat shpallin Shqipërinë një vend të paaftë për të marrë kredi?

Një ekonomi pa kredi është një ekonomi pa investime (ose një ekonomi e tipit komunist me akumulim primitiv të kapitalit). Pa investime nuk mund të ketë rritje ekonomike. Zgjidhja e problemit është e dyanshme: nga njëra anë duhet fuqizuar shteti ligjor, rrjedhimisht të lehtësohet ekzekutimi i kolateralit e të ulet rreziku/kostoja e kreditimit; nga ana tjetër duhet të ulet borxhi publik në mënyrë që të çlirohen fonde për t’u përdorur në kreditimin e ekonomisë private. Është një maksimë e njohur se investimet e mëdha japin norma të ulëta fitimi ndërsa investimet e vogla japin norma të larta fitimi. Shteti bën investimet më të mëdha mes investimeve të mëdha, rrjedhimisht ka normat e fitimit më të ulëta, (për të mos thënë se i ka me humbje).

Po aq e njohur është maksima që thotë se një investim shtetëror ka efikasitet më të ulët se sa një investim privat.

 

Në total, Shqipërinë e pret një periudhë e gjatë stanjacioni apo rritje anemike në rast se nuk lufton borxhin publik dhe ekzekutimin e kolateralit në kohë dhe me kosto të ulët.

Kriza e kreditit, ose kur politika monetare nuk ka efekt

Gjergj Erebara

Në janar 2012, interesat bazë në Shqipëri qenë 4.5 për qind. Sot janë 3.5 për qind. Interesat mesatare të kredive në lekë qenë për periudhën 7 mujore janar korrik 2012, 11.4 për qind. Për të njëjtën periudhë të këtij viti, janë 10.9 për qind. Ndërsa interesi bazë është ulur me 1 për qind, një lëvizje agresive kjo, me shpresë se do të ulen interesat e kredive dhe rrjedhimisht, do të shtohet kreditimi, ka dhënë vetëm një efekt margjinal.

Për volumin, as që mund të flitet. Ndërsa Banka e Shqipërisë ndjek politikën e vet agresive të uljes së interesave, volumi i kredisë së re në lekë, jo vetëm që nuk rritet, por përkundrazi, ulet. Në shtatëmujorin e këtij viti, bankat dhanë kredi të re 15 për qind më pak se sa një vit më parë, kur interesat qenë shumë më të larta.

Por ka një fushë ku interesat kanë pësuar ulje. Bonot e thesarit njëvjeçare nga fillimi i vitit 2012 shiteshin për më shumë se 7 për qind. Në ankandin e fundit, u kuotuan në shifrën e pabesueshme të 3.7 për qind. Kjo rënie drastike e interesave të borxhit publik vjen në një kohë kur volumi i huamarrjes së qeverisë është rritur. Thjeshtë duket se ka shumë më tepër kërkesë te borxhi publik pavarësisht faktit se sa shumë është shtuar deficiti buxhetor e huamarrja publike.

Në pamje të parë, duket se politika monetare ka një ndikim të papërfillshëm ose nuk ka ndikim fare te kreditimi në lekë, ndërsa ka një efekt të shumëfishtë te borxhi publik.

Por kjo është një panoramë iluzive. Politika monetare nuk është mjeti i duhur për të interpretuar këtë situatë. Mjeti i duhur është në fakt shkalla e rrezikut.

Shqipëria po përballet jo për herë të parë me një situatë ku një pjesë e kredimarrësve falimentojnë. Mënyra e menaxhimit të procesit të falimentimit do të përcaktojë gadishmërinë e bankave për të dhënë kredi, rrjedhimisht edhe fuqinë e Bankës së Shqipërisë për të patur ndikim në këtë treg. Ky rrezik i shfaqur në rritjen e kredive të këqija dhe në vështirësitë në ekzekutimin e kolateraleve, ka bërë që interesat e kredive të mbeten të larta, volumi i kredive të tkurret dhe interesat e borxhit publik, si streha e fundit përballë rreziqeve, të ulen.

Shqipëria u përball me një situatë të ngjashme në vitin 1998, kur kreditë e këqija nuk u mblodhën për mungesë vullneti politik. Bankave iu ndalua me ligj të kreditojnë në prill 1998 dhe rrjedhimisht për to, investimi në bono thesari u bë burimi i vetëm i të ardhurave. U deshën shumë vite si dhe një proces pastrimi bilancesh të bankave shtetërore që i kushtoi taksapaguesve 200 milionë dollarë, para se tregu i kreditimit të niste nga zero.

Interesi bazë është vetëm një pjesë e kostos që shqiptarët paguajnë kur marrin kredi. Pjesa më e madhe e kostos, primi i rrezikut, nuk ndikohet nga kjo.

A jemi në të njëjtën situatë si më 1998, me ndryshimin e vockël që kësaj here nuk ka një rregullore të BSH për t’i shpallur bankat të paafta për të kredituar, por bankat shpallin Shqipërinë një vend të paaftë për të marrë kredi?

Një ekonomi pa kredi është një ekonomi pa investime (ose një ekonomi e tipit komunist me akumulim primitiv të kapitalit). Pa investime nuk mund të ketë rritje ekonomike. Zgjidhja e problemit është e dyanshme: nga njëra anë duhet fuqizuar shteti ligjor, rrjedhimisht të lehtësohet ekzekutimi i kolateralit e të ulet rreziku/kostoja e kreditimit; nga ana tjetër duhet të ulet borxhi publik në mënyrë që të çlirohen fonde për t’u përdorur në kreditimin e ekonomisë private. Është një maksimë e njohur se investimet e mëdha japin norma të ulëta fitimi ndërsa investimet e vogla japin norma të larta fitimi. Shteti bën investimet më të mëdha mes investimeve të mëdha, rrjedhimisht ka normat e fitimit më të ulëta, (për të mos thënë se i ka me humbje).

Po aq e njohur është maksima që thotë se një investim shtetëror ka efikasitet më të ulët se sa një investim privat.

Në total, Shqipërinë e pret një periudhë e gjatë stanjacioni apo rritje anemike në rast se nuk lufton borxhin publik dhe ekzekutimin e kolateralit në kohë dhe me kosto të ulët.

You may also like...