Krokodili

Emri i një restoranti në Strasburg të Francës, ku në vitin 2010, udhëheqësit legjendarë të politikës shqiptare, Edi Rama dhe Sali Berisha, u ulën në një darkë mondane me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin shkaktuar krizën politike të pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe kërkesës së opozitës për hapjen e kutive. Sipas raportimeve, të dy udhëheqësit nuk ranë dakord për asnjë nga çëshjet që kishin sjellë mosmarrëveshjet, por, siç u raportua me bujë në atë kohë, me ndërmjetësimin e anëtarëve të Parlamentit Europian, ata ranë dakord që menuja e darkës të përfshinte Fuagra (foie gras). Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...