Kryeministri sqaron arsyet e vendosjes së tritoleve dhe qetëson qytetarët!

Kryeministri Rama, nga selia e Kryeministrisë sqaroi sot qytetarët për ngjarjet e ditëve të fundit në vend

Kryeministri Rama gjate konferences se sotme per shtyp

Ditën e sotme Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, ka patur një konferencë për shtyp për të sqaruar ngjarjet e ndodhura këto ditë në vendin tonë. Ai i sqaroi qytetarët se;

Ngjarjet e këtyre ditëve, kanë përcjellë një ankth dhe shqetësim për qytetarët e vendit. Dua t’ju sigurojë se policia që pas 23 Qershorit i ka shkëputur lidhjet e saj me Krimin e Organizuar, tanimë askush nga policët nuk ka lidhje të drejtë për drejta apo të tërthorta me banda kriminale. Siç edhe e keni vënë re, krimi që nga vendosja e ligjit pas 1 milion shuplakave ka rënë në një masë të madhe. Tanimë, qytetarët e dinë që policët nuk janë më agjenti i krimit, por janë luftuesit e këtij bakteri që për 8 vite e degradoi vendin në humnerë.

Ndokush nga ju, do më shohë të habitur, duke më kujtuar se në këto ditë është vendosur po aq tritol a thua se jemi në gjendje lufte. Unë, jam sot përpara jush për t’ju deklaruar se këto tritole i ke vendosur qeveria e cila në bashkëpunim me qeveritë partnere ka menduar të ndërtojë një politikë shumëplanëshe për të nxitur dhe zhvilluar punësimin, turizmin dhe ekonominë. Prandaj, institucionet e larta qeverisëse kanë qenë në dijeni të gjithë këtyre akteve, duke qenë se këto akte kanë qenë pjesë e një programi që qeveria ka nisur të zbatojë. Me qëllimin e vetëm që zanatin e ndërtimit të tritoleve ta shndërronim në një profesion, i cili sipas kërkimeve praktike dhe shkencore që ka kryer një grup ekspertësh të historisë, psikologjisë, rendit, kulturës dhe trashëgimisë së saj përflitet si një mundësi e artë që Shqiptarët të tejçojnë në botë aftësitë e tyre konkurruese në këtë fushë.

Ka qenë kjo dëshirë, bashkuar me premtimin që për katër vitet e mandatit tonë qeveritar ne do të punësojmë 300 mijë shqiptarë, që neve i puqëm më në fund këto dy kurba për të prodhuar diçka sa unikale aq edhe efiçente. Faktet treguan se qytetarët e vendit, jo vetëm që nuk u shqetësuan nga tronditjet që ne i vendosëm për të testuar nivelin e frikës apo të tëhuajzimit të këtij profesioni por edhe ato të cilët i kemi nxjerr në pension nuk arritën të frikësonin aq shumë këto qytetarë sa të ngriheshin në protesta.

Nën këtë frymë, tërësisht rilindase dhe emancipuese, Këshilli i Ministrave i mbështetur nga të gjithë organizmat e huaj ka vendosur që të shpallë zanatin e ndërtuesit, zbatuesit dhe shpërthyesit të Tritolit si “Monument Kulture”. Gjithashtu, Ministria e Arsimit angazhohet që do ta fusë nëpër shkolla zanatin “Shpërthyes Tritoli” dhe jo vetëm kaq. Ne do të marrim përsipër, me të gjitha mjetet tona të mundësojmë që këtë zanat ta aplikojmë së shpejti edhe në një degë Universitare.

Do të angazhojmë gjithashtu, të gjitha forcat tona në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të ndihmuar në përvetësimin e zanatit të ri. Ministria e Financave, do të japë një fond të paparë deri më sot për këtë sektor që do të konsiderohet si prioritar. Ndërkohë që ekspertë të Ministrisë të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të përpiqen, për të promovuar këtë vlerë tashmë kombëtare dhe për të gjetur mundësitë ekonomike të liberalizimit të një tregu që nuk mund të jetë monopol.

E gjitha kjo, për t’i treguar botës aftësinë tonë konstruktive dhe emancipuese si kombe. E gjitha kjo, për të vazhduar udhën tonë drejt rilindjes së premtuar.”

Kryeministri falënderoi qytetarët për maturinë dhe qetësinë e treguar deri në këto momente duke i premtuar se investime të mëtejshme e presin vendin tonë

You may also like...