Kundërprotesta

Sot grupimi i studentëve “Arsimi Cilësor dhe Konvencional” kanë kryer një kundër protestë në orën 12.30 përballë Kryeministrisë. Raporton reporter i Ruritania News, sipas tij një numër shumë i madh studentësh nisën protestën e tyre për të kundërshtuar kërkesat e një grushti tjetër studentësh që kishin protestuar pak më parë.universiteti-1024x615

Në qëndrimin e tyre të gjatë, përballë kryeministrisë, studentët dhe stafi akademik i kryesuar nga z. Tarifa, kërkuan që qeveria mos të bëjë asnjë lëshim variantit anglo-francezo-kilian të Ligjit për Arsimin e Lartë. Kërkesat e studentëve qenë shkruar dhe në pankarta në formën e “Kryeministri është babagjyshi im”, “Krishtlindjet e mia i dua me Ligjin e Arsimit të Lartë”, “Borxhi juaj është borxhi ynë”.

Pas një qendrese rreth dhjetë minuta përballë kryeministrisë, z. Rama që po vinte nga takimi i dhjetë kokë më kokë me z. Meta, i ka përshëndetur përzemërsisht protestuesit duke u shprehur “Të tillë protestues ka nevojë Shqipëria jonë!”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Endri Fugës dhe Lindita Nikollës që të dy në Twtter postuan “Studentët cilësor do të marrin arsimin cilësor”

You may also like...