Kursi i Lirë i Luhatshëm

Kursi i Lirë i Luhatshëm është një regjim këmbimi valutor në bazë të së cilit, autoriteti monetar lejon monedhën kombëtare të mbiçmohet (shih) apo nënçmohet (shih) kundrejt monedhave të tjera sipas kërkesë-ofertës së lirë në treg. Në këto raste, çmimi i monedhës kombëtare përcaktohet nga ecuria e lirë e tregut ndërsa autoriteti monetar rezervon të drejtën që të ndërhyjë me mekanizma tregtarë në rast se vëren veprime spekulative në treg. Shqipëria e ka zbatuar këtë regjim që nga viti 1992. Avantazhi i këtij regjimi është që lejon monedhën kombëtare të reflektojë kërkesën reale në treg duke shmangur rreziqet e destabilizimit në llogarinë korrente dhe duke reflektuar pozicionin e jashtëm të vendit në forcimin apo dobësimin e monedhës kombëtare. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik

You may also like...