Lajmet jo-historike të fillim-javës

Në mes të vrullit të lajmeve të cilat përpiqen të gjejnë se “Kush do me vra Tomën?” erdhën edhe disa dallgë informacionesh që flasin disa të vërteta të hidhura për popullin tonë.

Më së pari, na u lajmërua se FMN kishte një mendim aspak të mirë për gjendjen ekonomike të Shqipërisë. Ende nuk e dimë nëse kjo deklaratë e FMN-së është e lidhur me largimin e Doshit nga PS-ja!

Më së dyti, të dhënat ekonomike të Ministrisë së Financave na tregojnë se Drejtoria e Doganave bashkë me liderin e saj legjendare që mendon për kamionë dhe maune edhe kur është në prag lindje, duket se nuk ka ecur siç pritej. Aq e rëndë është gjendja e doganave sa që as djemtë kaubojsa të ardhur nga ishulli Britanik nuk mundën dot të kthenin situatën në favor të popullit shqiptar.

Më së treti, nënkryetari simpatik dhe interesant i LSI-së, deklaroi në kulmin e thashethemnajës se Meta mund të përfundojë pas hekurave apo jashtë politike. Se Meta dhe LSI kanë dy vite që mendojnë një të majtë të bashkuar.

Më së katërti, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të shpallte gjendje të jashtëzakonshme në një situatë të tillë ka pohuar se do ta bënte një gjë të tillë. A thua se ky nuk ishte i njëjti doktor i cili në 2011, e mbajti Metën në qeveri ndonëse zëri dhe figura tregonte qartazi se Meta kërkonte 7%!

You may also like...