Lajmet johistorike të javës, 19-25 janar

Për këtë javë kemi zgjedhur Didin, Veliajn, Veliajn dhe një suprizë si ngjarjet më të rëndësishme të 500 viteve të fundit.

“Situata është e qetë”, deklaroi shefi i policisë Artan Didi pas shpërthimit të disa bombave me telekomandë, të cilat vranë një biznesmen dhe plagosën rëndë një kryekomunar, mes të tjerave të gjetura të pashpërthyera apo atyre që shpërthyen pa pasoja të rënda në jetë njerëzore. Sipas Didit, problemi nuk qëndron aq shumë te tritoli që shpërthen, por te kartat SIM të përdorura për shpërthimin e tyre.

Një burim pranë policisë tha: “tritoli për të shpërthyer është bërë, nuk kemi çfarë të bëjmë, por ama kartave që janë bërë për të folur në telefon, duhet t’ia marrim shpirtin”.

***

Ajo është kompania më ndotëse në Shqipëri dhe një nga evazorët fiskalë më të mëdhenj në vend.

Ai është ministri që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e kodit të punës, të respektimit të të drejtave të punëmarrësve etj. Lajmi zyrtar

Por në fakt, Erjon Veliaj ka një javë që bredh nga një kompani në tjetrën, jo për të kontrolluar, sicc ia do posti i punës që ka, por për të falënderuar bizneset. Ai madje ka mirënjohje për kompaninë Kurum. Kurum premtoi se do ta dyfishojë ndotjen për qytetin e Elbasanit. “Kanceri ka një gjë të mirë,” tha përfaqësuesi i Kurum “bashkon familjet dhe rrjedhimisht u rrit dashurinë.”

***

Dhe meqë ra fjala te puna, Ministri i Mirëqënies pasi hapi shumë vende pune në Shqipëri me buzëqeshjen e tij karizmatike, deklaroi se do të zgjerojë aktivitetin duke hapur vende pune edhe në Kosovë e Maqedoni. Marrëveshja për këtë punë është nënshkruar sakaq me Kosovën e Maqedoninë dhe pritet të zgjerohet më tutje edhe me Malin e Zi e Turqinë, Azerbajxhanin dhe Republikën e Afrikës Qëndrore. Lajmi i plotë

***

Kronika e Feudalit të Shkodrës, 1416

Banorët janë të ujdisur që të paguajnë çdo vit 400 barrë verë të pastër e të kulluar dhe me shpenzimet e veta t’i sjellin në Kështjellë, në qoftë se ata kanë sasi më të madhe vere ose jo! Me përjashtim, nëse do të ketë luftë, atëherë nuk duhet të paguajnë dhe kuptohet luftë kur, nga shkaku i rrethimit apo i ushtrive që mund të kishte, ata të mos mundnin të vilnin; në çdo rast tjetër, breshër, stuhi apo pakicë vere, ata janë të detyruar t’i paguajnë 400 barrët në fjalë, verë të pastër e të kulluar. Dhe, nëse nuk do të kenë verë, ata duhet të paguajnë verën në fjalë për llogari dhe me llogari të pesë perperëve dhe katër groshëve për çdo barrë që do të ishte mangut, deri në plotësimin e atyre 400 barrëve verë. Dhe nëse do të rastiste që në verën në fjalë do të ishte hedhur ujë, apo do të ishte bërë ndonjë hile tjetër, ata detyrohen të paguajnë dyfish. Vijon…

You may also like...