Lajmi i fundit: Rilindja arreston Kokëpalarët

1551642_443355325791560_103759024_n

Duke i shpjegu policise se cfare eshte protesta. 21 janar 2014

Të ndaluarit janë Arlind Qori, Jani Marka, Redi Muçi dhe Pavjo Gjini. Ata janë dërguar në Komisariatin nr. 1 prapa Ministrisë së Punëve të Jashtme ku disa aktivistë të tjerë po protestojnë duke kërkuar lirimin e tyre.

“Sot, më 21 janar 2014, rreth orës 10:20, janë arrestuar katër aktivistët e Organizatës Politike gjatë aksionit simbolik në përvjetorin e ngjarjes së 21 Janarit. Dhjetëra pjesëtarëve të Policisë, nuk i janë dashur as dhjetë minuta për të ndërhyrë në aksionin e Organizatës Politike dhe t’I arrestojnë aktivistët,të cilët të qetë po mbanin një pankartë me mbishkrimin “Kokëpalarë të të gjitha rrethinave, bashkohuni!”, para Piramidës” bëhet e ditur në një njoftim të kësaj organizate.

1489030_442964489163977_1259404091_n

Organizata Politike pati njoftuar se do të protestonte sot për faktin se katër të vrarët e 21 janarit janë ende pa drejtësi, se njeriu që ndezi fitilin e protestave me videon korruptive Ilir Meta është ende i lirë dhe se Edi Rama, sipas kësaj organizate, ka tradhtuar kauzën duke nënshkruar marrëveshje qeverisëse me Ilir Metën.

Mësohet se kokëlarët vijuan ceremoninë e tyre përkujtimore në shkallët e kryeministrisë.

Aktivistët e ndaluar nga policia u liruan disa orë më vonë. Atyre iu tha se çështja e tyre i është referuar prokurorisë, një procedurë standard e Policisë së Shtetit.

1535750_443280592465700_236297350_n

Gjatë protestës së 21 janarit, para tre vitesh, shkrepa këtë foto (foto lart)
Kësaj gruaje dukej sikur s’i bënte syri tërr për çfarë ndodhte rreth e qark …
Pas tre vitesh, ajo është sërish aty, tek ura, në të njëjtin vend, me të njëjtin xhup jeshil, të njëjtën karrocë…! Duket sikur s’ka ndryshuar asnjë gjë për të…
Mia L

You may also like...