Largoni kapiten Ahabin!

Xhabyni

Berisha ia arriti më në fund të ishte kryeartikulli i cilësdo të përditshme, e jo vetëm kaq. Me 1491681_253496084811306_220787936_nshumë mundësi ishte mërzitur që për disa ditë me radhë edhe gazeta Dita, media që mishëron tanimë një Mero Baze në pozitë, duket se i kish lënë vend diçkaje tjetër përpos Berishës. Kështu që plaku, zgjodhi që të ishte përsëri në qendër të vëmendjes. Është pak e vështirë që të arrish të perceptosh se çfarë kishte në mendje ai kur zgjodhi partnerin mediatik, sepse dihet, ai tanimë nuk bën dot scoop i vetëm, kështu që unë nuk arrij të kuptoj se si kanë funksionuar shijet e tij për partnerin. Gjithsesi ai e zgjodhi dhe ky partner ishte Lubonja, askush s’e kuptoi se përse Berisha e zgjodhi atë e pikërisht se përse e nxori nga një emision i Fevziut që është xhiruar muaj e muaj më parë.

Tani që më vijnë ndër mend disa arsye se përse ai përzgjodhi partner Lubonjën, mund edhe t’i përmend, por më duken shumë të vjetra madje edhe vetë emisioni që doktori zgjodhi t’i referohej për të denigruar Lubonjën (sipas asaj që ai e quan denigrim) është tërësisht i pavlerë. Sepse vetë forca politike që ai drejton nga pas kuintave doli kundër importit të armëve kimike e Lubonja (ndryshe nga Fahriu) ishte gjithaq kundër sa Saliu, Luli dhe PD-ja. Por pak rëndësi ka çfarë mendimesh ka Lubonja për armët kimike, për Berishën ai është një person që duhet sulmuar dhe linçuar publikisht sepse është një djalë që është rritur në bllok dhe është djali i Todit rrjedhimisht ky është një komunist.

Baca, moralist, antikomunist madje i egërsuar. Është më se qesharak dhe askush nuk e merr për bazë. Edhe po t’ia shikosh komentet që i vijnë në këtë status arrin të kuptosh që njerëzit po tallen me një ish president, ish kryeministër që me sa duket e ka zgjedhur vetë udhën për t’u kthyer në një kloun. Lubonja vetë, nga reagimi, mbetet i habitur dhe i qan hallin PD-së. Në fakt Berisha duket si një person që u ka rënë për barrë partisë, nuk dinë ku ta çojnë sepse nëse Xhelalin mund ta fusin në burg atë të parin nuk e fusin dot. Përse? Po sepse shumica e deputetëve përfundojnë në burg si ai.

Kështu ai është gjithnjë e më shumë merr trajtat e kapiten Ahabit, të romanit Moby Dick, që nuk mundet dot kurrë të hiqet nga mendja dhe nga jeta e tyre. Ai u ka marrë shpirtrat dhe mendjet shumicës së atyre personave në atë parti, u ka marrë të drejtën e fjalës, për çdo fjalë që ai lëshon të gjithë në mos aprovojnë heshtin. Kjo gjë e ka vrarë PD-në, kështu thonë të moçmit e kështu është e dukshme dhe sot. Mirëpo kjo vrasje është më e dhimbshme sot sepse PD nuk ka më asnjë alibi për humbjen e saj në 2013 edhe pse syresh do prej tyre ngrenë disa të tilla ajo parti nuk ka moral që të legjitimojë alibitë e ngritura.captain ahab

Të rrethuar nga humbja, udhëheqësi pa kokë dhe nga lideri i veshur me petkun mitik duket se kjo parti po merr fund. I fiksuar ndaj hakmarrjes së tij njësoj si Ahabi pas balenës dhe që e kishte ndarë mendjen që do të dërgonte anijen Pequod dhe ekuipazhin e tij drejt fundit vetëm e vetëm për të arritur atje ku dëshironte. Pequod, anija hijerëndë që tejçonte respektin jo vetëm tek anëtaret e saj por edhe tek ato që dëgjonin për të, mirëpo kapiten Ahabi me marrinë e tij (të cilën për hir të vërtetës ai mendonte se ishte një qëllim i lartë e fisnik) e dërgoi këtë anije hijerëndë që kish marrë pjesë në sa e sa beteja me balena në fund të detit.

Ajo që mendoj se mund ta shpëtojë anijen është rikthimi në gjenezë e me këtë nuk kam parasysh rikthimin e të vjetërve si Eduard Selami (që nuk e di në çfarë kozmosi jeton) por në rikthimin e atij vrulli të vitit 92’ për të hedhur tutje tani në 2013 mitin dhe legjendën e një njeriu që e shndërroi PD-në në forcën e tretë në vend (mos kujtoni se PD ka kaq shumë deputetë). Tanimë marinarët nëse duan të shpëtojnë anijen e tyre dhe ta rikthejnë atë të lundrojnë e frikshme në ujra duhet medoemos të largojnë kapitenin Ahab. Ndryshimi i mentalitetit të kuptuarit të tjetrit, kritikës dhe universit që kanë mësuar deri më dje, nëse nuk do ndodhë kjo atëherë ajo parti do të bëhet gjithnjë e më shumë lokaliste, krahinore, parti individ ku do të mungojë vizioni bashkohor i së djathtës dhe do jetë njësoj si partitë e dorës së dytë, marioneta për të mbërritur në pushtet e jo për ta fituar atë.

You may also like...